Prej sot deri më 3 maj edhe tre vende në qendër të Shkupit për marrjen e biletave falas për liturgjinë me Atin e Shenjtë Papa Françesku

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut njoftoi të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të jenë të pranishëm në ceremoninë qendrore më 7 maj, liturgjia e shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup,  përveç në famullitë katolike të shtetit,  bileta falas mund të merren edhe në tre vende të tjera si vijon:

 

-në rrugën “Maqedonia” te Shtëpia Përkujtimore  Nënë Tereza

-në dalje të QTQ në drejtim të Sheshit “Maqedonia” dhe

-në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit (ish Shtëpia e Mallrave Most),

 

Stendat prej druri të vendosura në lokacionet e përmendura në Shkup do të punojnë prej orës 9:30 deri në orën 17:00, duke filluar prej sot (30 prill) deri më 3 maj, kur është dita e fundit për marrjen e biletave falas për pjesëmarrje në liturgjinë e shenjtë. Stendat do të shërbejnë edhe si pika për informimin e qytetarëve për rregullat e veçanta të sigurisë dhe të organizimit.

 

Të gjithë qytetarët të cilët më 7 maj do të shkojnë në sheshin “Maqedonia” për të marrë pjesë në liturgjinë e Atit të Shenjtë Papa Françeskut, duhet të hynë në zonën e tyre përmes hyrjes që është caktuar në biletën falas. Bileta është e nevojshme të ruhet deri në fund të liturgjisë.

Përveç rregullave të sjelljes gjatë liturgjisë së shenjtë, në faqen zyrtare të internetit www.papa.mk, janë publikuar edhe rregullat e veçanta të komunikacionit për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në qendrën e Shkupit, të cilat do të vlejnë gjatë vizitës apostolike të Papës.

 

 

7 maji është ditë pune,  me çka për të gjitha kapacitetet shtetërore dhe private do të sigurohen kushte të nevojshme të punës. Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë ose punojnë në zonën e sheshit “Maqedonia” do të kanë qasje të papenguar në vendbanimet e tyre, gjegjësisht në vendet e punës, përmes kalimit nga një hyrje të caktuar. Është me rëndësi me vete të mbajnë dokument identifikimi. Brenda zonës do të kenë qasje të lirë në të gjitha lokacionet, përveç zonës së mbyllur në shesh,  në të cilën është e nevojshme biletë për pjesëmarrje në liturgji.

 

Më 7 maj, përdorimi i autobusëve të NPK-së në territorin e Qytetit të Shkupit dhe komunikacionit hekurudhor në drejtim të Shkupit dhe jashtë Shkupit do të jetë falas për të gjithë qytetarët të cilët me vete do të kenë dokumente identifikimi të vlefshëm.

 

Apelojmë deri te qytetarët të cilët jetojnë në territorin e Qytetit të Shkupit, më 7 maj të shfrytëzojnë transportin publik të autobusëve  për në vendet e tyre të punës, si për të gjithë qytetarët të cilët atë ditë do të udhëtojnë për në Shkup, të shfrytëzojnë transportin hekurudhor dhe të shmangin përdorimin e automjeteve.

 

Orari i veçantë i autobusëve dhe trenave më 07.05.2019 së shpejti do të publikohet në faqen e internetit të NPK-së www.jsp.com.mk, në faqen e internetit të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë Veriore www.mzt.mk, në faqen e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk, si dhe në faqen zyrtare për vizitën e Papa Françeskut www.papa.mk.

 

Të gjitha parkingjet e  Komunës Qendër, të NP Parkingjet e Qytetit dhe SHA NKSH në Qytetin e Shkupit do të jenë falas më 06.05.2019 pas orës 17, si edhe më 07.05.2019  gjatë tërë ditës.

 

Linku deri te harta me rregulla të veçanta për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve gjatë vizitës apostolike të Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë Veriore më 7 maj 2019 : https://papa.mk/soobrakjaj/