Në kuadër të shënimit të ditëve evropiane ne Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u mbajt panel – konferencë me temë’’ Ballkani Perëndimor dhe vlerat ballkanike ‘’ku përveç Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane , Bujar Osmani ,dhe bashkorganizatorin , Drejtorin e Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela ku dhe morën pjesë edhe përfaqësues të vendit dhe ekspertë nga vendet e rajonit.
‘’Gjendemi në një periudhë jashtëzakonisht dinamike, në të cilën ndryshimet po ndodhin me një tempo të madhe, ku si temë’’ Ballkani Perëndimor dhe vlerat euroatlantike’’ kjo konferencë e sotme e panelit është me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjitha vendet e rajonit në kuadër të së cilës bashkërisht mundemi të debatojmë dhe të përcjellim argumente për atë se me çfarë shpejtësie ne, vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor, i integrojmë, si dhe i implementojmë vlerat evropiane dhe euroatlantike, duke i pasur ambiciet tona të qarta për anëtarësim në BE dhe NATO’’ ,- tha Osmani.
Në vazhdim panelistët debatuan për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, në veçanti në aspekt të integrimeve evropiane dhe euroatlantike, duke shprehur mbështetjen thelbësore të procesit, si element bartës të progresit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuptim, u shënua edhe progresi I Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend, ku suksesi I të cilit theksohet si një shembull pozitiv për mbylljen e çështjeve të hapura dhe përkushtim drejt reformave.