Kryeministri Zaev për vizitë në Ekolog: Me anëtarësimin në NATO hapen mundësi të mëdha për investime të reja, zhvillimin e sektorit privat dhe kompanive të cilat janë shembull i suksesshëm në botë dhe krenari e vendit tonë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot vizituan kompaninë “Ekolog” nga Tetova, ku realizuan takim me kryetarin e nderit të Bordit të Këshillit të kompanisë, Lazim Destani.

 

Në takim u theksua se bëhet fjalë për kompani udhëheqëse në rang botëror, e cila siguron zinxhir të furnizimit me zgjedhje të përshtatura, udhëheqje me objekte për qeveri, ministri të mbrojtjes, organizata humanitare botërore dhe punon për klientë nga fusha e energjetikës, xehetarisë dhe infrastrukturës. Kompania operon në 42 vende dhe angazhon më shumë se 12.000 persona në 150 lokacione të ndryshme në botë.

 

Në takim u ndanë informata se kompania ka lidhur partneritete me armatat e SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, me EUFOR, NATO dhe me më tepër kompani ndërnacionale siç janë SHELL, Fluor, KBR etj.

 

Kryeministri Zaev theksoi se me zgjidhjen e çështjeve të mëdha politike dhe me anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, hapen mundësi të mëdha për investime të kompanive ndërnacionale të vendit, siç është Ekologu, për të cilin tha se është shembull i suksesshëm i një kompanie të vendit e cila operon në kuadër botëror dhe paraqet krenari për vendin tonë.

 

Në kuadër të vizitës së kompanisë, Kryeministri Zaev pati rastin të vizitojë dhe të njoftohet me aktivitetet e saja të rregullta.

 

Gjithashtu u ndanë informata për mundësitë për investime private të reja të kompanisë Ekolog në Republikën e Maqedonisë së Veriut.