Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe kryetarin e Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, me ftesë të Kryetarit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuciq, morën pjesë në hapjen solemne të autostradës së re prej 26 km, e cila kalon nëpërmjet Grykës së Gërdelicës nga Korridori 10.
Kryeministri Zaev mbajti fjalim, të cilin ua përcjellim në tërësi.
“Në fillim më lejoni që të shprehë falënderimin tim të sinqertë për ftesën që të jem pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme në Republikën e Serbisë dhe me këtë edhe për vendin tonë dhe rajonin.
Gëzohemi me ndërhyrjet e suksesshme të të gjithë fqinjëve tanë. Tani, kur e shohim se sa madhështore duket kjo zgjidhje moderne e autostradës, e cila në një pjesë kalon nëpër një nga seksionet më të vështira për shkak të Grykës së Gërdelicës, urimet për ndërhyrjen e suksesshme marrin domethënie edhe më të madhe.
Kështu është kur punohet me zell dhe përkushtim. Rezultatet janë të dukshme.
Tani, qytetarët tanë, qytetarë e të dyja vendeve, si dhe qytetarë evropianë, kanë zgjidhje rrugore nga porta veriore deri në atë jugore të Bashkimit Evropian.
Tani nga Shkupi deri në Beograd do të udhëtohet për 3 orë e gjysmë deri në 4.
Me rregullat e shpejtësisë të shkruara në autostradë.
Zvogëlimi i distancës fizike dhe kohore ndërmjet kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, është në përputhje me miqësinë dhe afërsinë që popujt tanë e mbajnë në zemrat e tyre.
Të nderuar
Korridori 10 tani ngjan me të vërtetë. Një vlerë e vërtetë evropiane e lidhjes dhe komunikimit.
Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfundoi vitin e kaluar, kur vëmë në funksion aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë, në gjatësi prej 28 km. Projektin e realizuam së bashku me partnerët tanë strategjik - Bashkimin Evropian, nën moton MË MIRË TË LIDHUR.
Vlerë shtesë autostradës i dha edhe një projekt i përbashkët i Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Së bashku me Kryetarin Aleksandar Vuciq, në pik kalimin kufitar Tabanovcë-Preshevë e promovuam projektin për menaxhim të përbashkët kufitar One Stop Shop, i cili besoj se për një periudhë të shpejtë edhe zyrtarisht do të lëshohet në përdorim.
Vendosëm mekanizmat e Shengenit në kufirin mes dy vendeve tona dhe po sjellim Evropën këtu në Ballkan. Ky projekt i përbashkët paraqet vetëm edhe një shembull të një miqësie të madhe ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, e cila gjithmonë ka qenë në nivel të lartë.
Jam i bindur se bashkëpunimi në fushën e lidhjes infrastrukturore do të vazhdojë edhe me ritmin e diktuar nga procesi i Berlinit, si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes së përbashkët në iniciativat në procesin Kina +17.
Sot kemi mundësinë që edhe njëherë ta konfirmojmë këtë miqësi të madhe, për të cilën e di se do të rritet në periudhën që vijon.
Edhe një herë, urime të sinqerta për ndërhyrjen e rëndësishme dhe le të jetë për shumë vite në shërbim të popullit serb, popullit maqedonas dhe të të gjithë popujve që jetojnë në rajon dhe në Evropë.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ju duan të nderuar qytetar të Republikës së Serbisë. Le të rritet miqësia jonë, të jemi të afërt dhe të bashkëpunojmë së bashku!”.