Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në Vjenë, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, u takua me ish-kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Austrisë, Hajnc Fisher.
Në takimin i cili kaloi në një atmosferë shumë pozitive, Kryeministri Zaev e informoi ish-kryetarin e Republikës së Austrisë, Fisher për ndodhitë e fundit politike në vend, gjegjësisht për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale, si dhe për rrjedhën e reformave në disa fusha kyçe.
Njëkohësisht në këtë takim, u vërtetua mbështetja të cilën Republika e Austrisë në vazhdimësi i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rrugën e saj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Kjo mbështetje, siç është theksuar në takim, nuk do të mungojë derisa Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e barabartë e BE-së.
“Maqedonia e Veriut, për një kohë të shkurtër u bë model, shembull se si zgjidhen edhe çështjet më të vështira dy palëshe dhe për këtë Evropa duhet të jetë mirënjohëse dhe të shpërblejë vendin tonë”, u shpreh Kryeministri Zaev në takimin me ish-kryetarin e Republikës së Austrisë, Hajnc Fisher.