Takim pune e Asociacionit të kompanive të huaja me prodhim teknologjik të përparuar me Kryeministrin Zaev, zëvendëskryeministrin Angjushev dhe drejtorët e DHP dhe Drejtorisë së Doganave

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin Angjushev i ngarkuar për Çështje Ekonomike Koco Angjushev, drejtorët e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Llukarevska dhe drejtorin e Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski dhe këshilltarët e tij për çështje ekonomike, dje pasdite mbajtën një takim disa orësh  me përfaqësuesit e Asociacionit e kompanive të huaja me prodhim teknologjik të përparuar në të cilën hapën diskutim për propozime të veçanta dhe zgjidhje të cilat drejtpërdrejt do ti ndihmonin për përmisimin e kushteve për udhëheqjen e biznesit në shtet.

Kryeministri Zaev e përshëndeti iniciativën e përfaqësuesve të kompanive të huaja, duke theksuar se me një pjesë të tyre takohet edhe në raste tjera dhe theksoi se Qeveria është e vendosur dhe e përkushtuar që të vazhdoj me këtë mënyrë me qasje të sistematizuar, që është në ndihmë të madhe për gjetjen e zgjedhjeve fleksibile dhe nxirren mundësit të cilët shteti i merr me qëllim që të dal në pah kompanive.

 

“Nga interesi  i lartë shtetëror është suksesi i juaj, përfitimi i juaj, me çka i vërtetoni shpresat tona se do të zgjeroni prodhimtarin dhe do të vazhdoni të jeni edhe në të ardhmen, motivimi më i madh për tërheqjen e investimeve të huaja,’ tha Kryeministri Zaev duke nënvizuar se rezultatet e suksesshme ndihmojnë në rritjen e Prodhimit Bruto të Brendshëm  dhe interesat janë të përbashkët me të vetmin qëllim përmisimin më të madh të parametrave ekonomik dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se Qeveria ngelet e hapur që ti dëgjoj nevojat e kompanive dhe do të vazhdoj të udhëheq dialog me të gjithë kompanitë e huaja por edhe me kapital vendas, në interes të zhvillimit ekonomik të shtetit dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

 

 

“Për arritjen hapave më të madhe të rritjes ekonomike, Qeveria është e fokusuar në mbështetjen e industrisë, ndërtimtarisë, bujqësisë dhe rritjes së tregtisë si një degë e bashkangjitur nga tre të mëparshmet. Në bazë të asaj që si shtet nuk posedojmë resurse natyrale si naftë dhe gaz, ndërkaq turizmi është degë i cili ka relativisht potencial të kufizuar të rritjes, Qeveria është e kahëzuar në mbështetjen e fuqishme të industrisë dhe krijimin e kushteve më të mira për udhëheqjen e biznesit në shtet dhe me anë të krijimit të legjislatives kualitative por edhe me ndërtimin e infrastrukturës kualitative,” potencoi Angjushev.

 

Siç theksoi presidenti i Asociacionit, Viktor Mizoi, kompanitë të cilët punojnë në  zonat teknologjike zhvillimore industriale dhe në zonat e gjelbra industriale kanë dorëzuar kërkesë dhe propozim zgjidhje për përmisimin e kushteve për udhëheqjen biznesit në vend, në përputhje me sfidat reale të theksuara me të cilën përballet kompanitë në bazë të praktikave afariste dhe përvojave komparative në fushën në të cilën vlerësojnë se puna e tyre do të jetë më efikase dhe njëherit do të thjeshtësohen procedurat e caktuara administrative.

“Puna e përkushtuar në tërheqjen e investimeve të reja të  huaja dhe në mbajtjen e kontakteve me investitorët e ekzistues por edhe nxitjen e kompanive të vendit që të kyçen në zinxhirin e dërgesave (furnizimin) të kompanive multinacionale duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen, duke besuar se takimet e këtilla janë një mundësi e mirë për shkëmbimin e mendimeve dhe qëndrimeve të cilat do të rriten në platformë  të një kanali të përhershëm për komunikim me Qeverinë dhe do të vendoset sistem për mbajtjen e konsultimeve të rregulla në nivel kuartal,” theksoi dr Jelisaveta Georgieva-Jovevska, nënpresidenti e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfaqësuesit e 24 kompanive, anëtare të Asociacionit të kompanive të huaja me prodhim teknologjik të përparuar, të cilët ishin prezent në takim, shprehën kënaqësi nga kushtet e udhëheqjes së biznesit dhe mbështetje nga ana e Qeverisë dhe të gjithë paralajmëruan se në pajtim me biznes planet, në periudhën në të cilën vijon presin rritje të të ardhurave të tyre, zgjerim të prodhimit dhe punësime të reja. Kompanitë-anëtare të këtij Asociacioni të cilët u prezantuan  ndaras, para ekipit qeveritar prezantuan të dhëna se në vitin 2018 kanë punësuar 20 mijë punëtor me të ardhura të realizuara vjetore prej mbi 2.5 miliardë euro.