Kryeministri Zaev në hapjen e takimit të përbashkët të Këshillit të Veriatlantik dhe Komitetit për integrimin e RMV në NATO: Kjo ngjarje është realizimi i punës së palodhshme të institucioneve tona

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me fjalimet e tyre hapën   pjesën e punës të takimit  nga mbledhja e përbashkët e Këshillit Veriatlantik dhe të Komitetit për Integrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, dhe përfaqësuesve nga Këshilli Veriatlantik, theksoi se mbajtja e këtij takimi është një  nder dhe privilegj i veçantë për Maqedoninë e Veriut, dhe se prezenca e ambasadorëve në Shkup është një konfirmim  politik më i fuqishëm për anëtarësim të barabartë në NATO.

"Ky është realizimi i përpjekjeve dhe aspiratave të të gjithë gjeneratave të politikanëve të partive të ndryshme dhe të gjithë qytetarëve nga  pavarësia deri më sot. Kjo është si rezultat i punës së palodhshme të institucioneve tona, profesionistëve nga mbrojtja dhe siguria por  edhe nga të gjitha institucionet e tjera. Kjo është rezultat , jo më pak fal sajë të kontributit të rëndësishëm të Organizatave jo Qeveritare, medias, komunitetit të biznesit dhe të çdo individi i cili shpresonte, besonte dhe luftoi për vendin tonë që një ditë të zë vendin që i takon në familjen euroatlantike të kombeve,” theksoi Kryeministri  Zaev gjatë fjalimit të tij  në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe Komitetit për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryeministri Zaev potencoi se vendi hyn në etapën e fundit finale nga integrimi në NATO, me konsensus të gjerë mbipartiak dhe ndëretnik për anëtarësim në Aleancë dhe me vullnet të fuqishëm politik pasi që Maqedonia e Veriut e ktheu demokracinë dhe i rivendosi parimet demokratike, të cilat janë themel i NATO-s, siç janë sundimi i së drejtës, institucione të pavarura dhe profesionale dhe media të lira.

Kryeministri i Qeveris së RMV Zaev theksoi se vendi i hapi të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë dhe me marrëveshjet historike me Bullgarin dhe Greqinë i tejkaluan keqkuptimet nga e kaluara me vendet me të cilat së shpejti do të jemi aleatë të afërt në NATO.

Kryeministri Zaev informoi se Qeveria është e vendosur fuqimisht që të rrit buxhetin në mbrojtje më së paku 0.2 përqind nga PBB çdo vit, me qëllim që të arrijmë 2 përqind nga PBB më së voni në vitin 2024. Mjetet do të shfrytëzohen për modernizimin e armatës, por edhe për rritjen e aftësive tona individuale në pajtueshmëri me planet tona dhe prioritet strategjike të NATO-s.

"Dua t'ju siguroj se struktura jonë kombëtare për integrimin në NATO punon pa pushim për të arritur rezultatet e nevojshme në pajtim me Programin për vazhdimin e reformave. Ne jemi të gatshëm për të marrë vendin tonë të merituara  si anëtare e barabartë e NATO-s ", theksoi në fjalimin e tij në hapjen e pjesës së punës të takimit të Këshillit Veriatlantik dhe Komitetit për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe shtoi se aspiratat e vendit për t'u bërë një anëtar i plotë i BE-së janë  të një rëndësie të madhe pozitive për paqen dhe sigurinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut  dhe rajonin më të gjerë.