Kryeministri Zaev me diasporën tonë në Bruksel: Gjithçka që bëjmë është për brezat e tashëm dhe të ardhshëm, ndërkaq rezultatet ekonomike tregojnë se jemi në rrugë të drejt

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,  me ftesë të shefes së Misionit  të Republikës së Maqedonisë së Veriut pran Bashkimit Evropian në Bruksel, ambasadores Agneza Rusi, ishte mysafir në takim me përfaqësues të diasporës të vendit tonë në Belgjik, të cilët kryesisht janë të angazhuar si profesionist në institucionet evropiane në Bruksel, ose janë të kyçura në mjedisin e biznesit  të këtij vendi.

 

Kryeministri Zaev në takim falënderoi për mbështetjen që vjen nga profesionistët e Maqedonisë së  Veriut të cilët punojnë dhe jetojnë në Belgjikë dhe në institucionet e BE-së, të cilët i njoftoi me aktivitet më të reja nga procesi i integrimit evropian të vendit tonë, si dhe mesazhet që Qeveria e RMV i pranoi nga krerët e Komisionit Evropian.

 

 "Ne jemi qeveri pro-evropiane dhe të gjitha proceset politike që i kemi nisur, reformat  në shtëpi dhe marrëveshjet me fqinjët tanë, në radhë të parë me Bullgarinë dhe Greqinë u kurorëzuan me raportin më të mirë mbi ecurinë e vendit tonë në integrimin evropian. Ju, si evropianë që jetën tuaj profesionale e kaloni këtu, më së miri e dini se cilët janë përfitimet nga anëtarësimi në BE. E gjithë kjo është bërë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm dhe rezultatet që arrijmë nga masat ekonomike tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Të sigurojmë të ardhmen e sigurt evropiane të vendit tonë, dhe të sigurojmë një vend të sigurt dhe prosperues, me arsye të mjaftueshme për t'i mbajtur të rinjtë dhe të kthejmë një pjesë të tyre nga ata  që u larguan, " theksoi Kryeministri  Zaev në  takimin me përfaqësues të diasporës sonë në Bruksel.

 

Kryetari i Qeverisë së RSM Zaev në takim përcolli optimizmin që menjëherë para takimit me përfaqësuesit e diasporës mbizotëronte nga takimet e tij me presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe Komisionerin e BE-së për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë Johannes Hahn dhe shprehu shpresën se ky optimizëm do të sjell në një vendim për fillimin e negociatave mbi kapitujt për Maqedoninë  e Veriut.