Takim i Kryeministrit Zaev dhe eurokomasarit Han: Vërtetohet angazhimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut që këtë vit të marrë datë për bisedime me BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në rajonin e Vahau, të Republikës së Austrisë u takua me eurokomesarin për zgjerim dhe politik fqinjësore, Johanes Han.

Në takim, i cili kaloi në një atmosferë kryesisht pozitive, edhe njëherë u konfirmua angazhimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut që sivjet të marr datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

 

 

Kryeministri Zaev theksoi se kjo për vendin tonë është shumë me rëndësi për shkak se do të jetë motivacion shtesë  që të vazhdojnë në zbatimin e reformave në të gjitha fushat, me temp të përshpejtuar.

“Marrja e datës për qytetarët do të jetë vërtetim se gjithçka që bëmë dy vitet e kaluara, ja ka vlejtur,”  theksoi Kryeministri Zaev në takimin e sotshëm me eurokomesarin Han.