Kryeministri Zaev në Forumin për Ballkanin Perëndimor në organizim të Financial Time: Mundësit investuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të hapura dhe vazhdimisht rriten

Në kuadër të vizitë   të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryetari Angjushev marrin pjesë në Forumin “Mundësit investuese në rajonin me rritje të shpejt” në organizim të Financial Time të përkushtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për nderë të mysafirëve të Forumit, zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dejvid Lidington, pat organizuar drek punës për kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në të cilën u bisedua për perspektivat e avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe për rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar e ka në vendosjen e relacioneve politike të mira dhe relaksuese në mes vendeve nga Ballkani Perëndimor si dhe për avancimin e bashkëpunimit  ekonomik përmes shkëmbimit dhe bashkëpunimit.

Forumi i sotshëm në organizim të Financial Time u vlerësua si hap i rëndësishëm në plotësimin e këtyre qëllimeve. Fjalime hyrëse në Forum kishin drejtori i Bankës Evropian për rindërtim dhe zhvillim, Suma Cakrabarti i cili e vlerësoi vendin tonë  si një shembull të suksesshëm në udhëheqje me çka i hapi perspektivat e zhvillimit të vendit me anë të vendimeve të guximshme. Drejtoresha rajonale e Bankës Perëndimore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder tha se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të punojnë në përshpejtim të rritjes ekonomike dhe theksoi se vendi ynë si një shembull i suksesshëm për shkak se gjendet në vendin e 10-të të Doing Business, raport i Bankës Botërore.

“Mundësit investuese të vendet hapën dhe rriten. Agjencia Fiç e përmisoi rejtingun kreditor për vendin tonë nga BB në BB+ dhe ky është përmisimi i parë për rejtingun e kredit të vendit pas 13 muajve. Ky është një vërtetim i kualitetit të politikave ekonomike dhe të efekteve të shkëlqyeshme që ato i japin.” tha Kryeministri Zaev në panel diskutimin me Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Ana Brnabiq dhe Edi Rama.

Kryeministri Zaev tha se Ballkani Perëndimor dallon shumë në krahasim me periudhën para 10 viteve, sot vendet punojnë për lidhje dhe intensifikim të  bashkëpunimit ekomomik  që është një arsye e mirë investitorët të njohin këtë pjesë të Evropës si një destinacion atraktiv të biznesit.

“Pas përfundimit të kontesteve dypalëshe dhe arritjes së marrëveshjeve me Greqin dhe Bullgarin, ne i hapën proceset tona euro-integruese dhe perspektivat për zhvillim ekonomik. Me Greqinë e rritëm tregtinë për rreth 20 përqind pas nënshkrimit të marrëveshjes.  Eksporti i përgjithshëm shënon rritje nga 16:18 përqind.  Presim vendime konkrete pozitive për vendin tonë dhe për Shqipërinë,” tha Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se sipas raportit të fundit të paraqitur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim për investime në botë, investimet e drejtpërdrejta të huaja janë rritur për 260 për qind nga mesatarja  në vitet e fundit dhe viti i kaluar kanë arritur 737 milion dollar dhe theksoi se indikatorët ekonomik janë përmisuar ndjeshëm, është ulur papunësia për 4.8 për qind, për 8 për qind është rritur prodhimi industrial, rritja ekonomike në kuartalin e parë është 4.1  si dhe do të punohet me përkushtim në përshpejtim të saj që të arrihen normat nga 7 deri në 7 përqind të nevojshme që sa më shpejt të arrihet standardi evropian.

Kryeministri Zaev tha se vendet nga Ballkani Perëndimor punojnë në rritjen e bashkëpunimit rajonal me anë të procesit të Berlinit ku si shembull e theksoi hapjen e One Stop Shop si model për lehtësimin e tregtisë mes shteteve.

Kryeministri Zaev i ftoi të përfaqësuesit e pranishëm të kompanive nga Mbretëria e Bashkuar të investojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët ofrojnë mundësi të mira për investime të reja që për kompanitë do të thotë fitim edhe për shtetet tona, vende të reja pune, përcjellje të diturisë, kompetenca dhe rritje të PBB-së.