Bekteshi: Mesazhet e suksesshme të Maqedonisë së Veriut kanë demonstruar edhe njëherë angazhimin e fuqishëm të ekonomive rajonale si kontribut thelbësor në procesin e integrimit në BE

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mori pjesë në panelin e parë ministror të konferencës së OECD, që u zhvillua në kuadër të Samitit të Poznanit në Poloni, ku u prezantuan rezultatet nga gjetjet e studimeve të OECD-së, të cilat duhet të jenë udhërrëfyes për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të rajonit, nëpërmjet forcimit të tregtisë dhe investimeve midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

"Ky vit është veçanërisht i rëndësishëm për përpjekjet tona në lidhje me Strategjinë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor 6 dhe në fushën e zbatimit të aktiviteteve që lidhen me zonën ekonomike rajonale dhe planin shumëvjeçar të veprimit. Si pjesë e Ballkanit Perëndimor 6, Republika e Maqedonisë së Veriut është fuqimisht e përkushtuar në zbatimin e agjendës prioritare, duke ofruar sa më shumë rezultate të mundshme për këtë Samit për komponentin tregtarë MAP REA, e cila tregon lidhjen tonë të fuqishme  me perspektivën evropiane, e definuar edhe nga përcaktimet e procesit tonë aderues në BE.

Me porositë e suksesshme të objektivave të MAP REA, Republika e Maqedonisë së Veriut ka demonstruar edhe njëherë angazhimin e fortë për një bashkëpunim më të madh midis ekonomive rajonale si një kontribut thelbësor për stabilitetin afatgjatë dhe procesin e integrimit në BE, "tha Bekteshi në fjalimin e tij para  ministrave të ekonomisë.

Në qendër të vëmendjes në raport me të arriturat në RMV në periudhën e kaluar ishin përfitimet nga Plani i Rritjes Ekonomike, të cilën ministri Bekteshi e elaboroi para ministrave përgjegjës.

“Si rezultat i masave,nga Plani i Qeverisë për zhvillim ekonomik kemi një nivel rekord të investimeve të huaja direkte prej 624 milionë euro dhe rreth 20 kompani të reja të huaja që realizojnë projekte investimi në vend. Ose, sipas raportit më të fundit të Konferencës së OKB-së mbi tregtinë dhe zhvillimin e investimeve në botë, investimet e huaja direkte janë rritur për 260% nga  mesatarja në vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, treguesit ekonomikë janë përmirësuar, papunësia është zvogëluar për 4.8%, prodhimi industrial është rritur për 8%, eksporti është rritur për 15% në vit. Rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 4.1%. BE është partneri ynë kryesor në tregti dhe investime, prandaj përforcimi lidhjeve  dhe hapja e mundësive të reja për bashkëpunim janë skenarë win-win ", tha Bekteshi.

Sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Guria, u dërgoi një mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor që OECD ka qëndruar prapa tyre dhe do të mbetet e angazhuar për të punuar për dhe me ta deri në integrimin e plotë në BE.

"Zhvillimi rajonal është mbresëlënës, dhe është  3.5%, keni bërë një rritje në eksport. Nëse shihet Ballkani Perëndimor si tërësi, duhet të punohet ne drejtim të  produktivitetit në të ardhmen, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e aftësive, Të keni parasysh  gjithmonë se integrimi shtonr, përkatësisht vetëm në këtë rast një plus një është barabartë me pesë, "tha Guria. Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Fqinjësisë dhe Negociatave për zgjerim,Danielsson mbështeti progresin e tregtisë dhe fillimin e aktiviteteve të të përforcuara në sferën e ndërlidhjes infrastrukturore, ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor raportuan mbi arritjet e vitit të kaluar.

Ministrat e ekonomisë vazhduan diskutimin e tyre në një drekë pune, ku theksi i veçantë iu kushtua Agjendës për ndërlidhjen dhe politikat e ndërmarrjeve  të Vogla dhe të Mesme, si dhe aktivitete që nënkuptojnë bashkëpunim më të mirë rajonal. Ministri Bekteshi u përqëndrua në  projektet e hapura për rrugët e Maqedonisë së Veriut me vlerë mbi 1 miliard euro, të cilat do ti realizojnë kompanitë vendase dhe të huaja.

"Ne tashmë kemi një autostradë tërësisht të përfunduar në drejtimin veri-jug, i njohur si Korridori 10, dhe aktualisht po punohet për të finalizuar lidhjen në drejtimin lindje-perëndim, përkatësisht lidhjen me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Në fazën e ndërtimit është hekurudha deri në Bullgari, si dhe disa rrugë eksprese. Me Shqipërinë ne kemi pjesën e autostradës nga Kërçova në Ohër, e cila mundësoi një lidhje të mirë rrugore nga Shkupi drejt Ohrit, i cili është vetëm 10 km nga kufiri me Shqipërinë. Sa i përket masave për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, do të kisha përmendur hapjen e One Stop Shop si një model për lehtësimin e tregtisë midis vendeve të rajonit, "tha Bekteshi.

Gjatë orëve të pasdites pritet të zhvillohet edhe forumi i biznesit në të cilin Bekteshi do të flasë për zhvillimin e energjisë dhe përparimin në këtë sektor gjatë periudhës së kaluar.