Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot i filloi aktivitetet e programit të shefave të qeverive në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Konferencës vjetore që këtë vit mbahet në Poloni, e cila në 12 muajt e kaluar kryesonte me Procesin e Berlinit për vendet e rajonit, si platformë për dialog Evropian dhe bashkëpunim për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit.
Kryeministrin Zaev dhe delegacionin, si dhe shefat e qeverive,i priti Kryeministri i Republikës së Polonisë Mateush Moravjecki, me çka delegacionet e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me nikoqirin dhe anëtarët e Komisionit Evropian dhe vazhduan bisedën në mëngjesin e punës.
Në sesionin e punës nga Forumi i shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Zaev u falënderua për kryesimin e Republikës së Polonisë me Procesin e Berlinit, në periudhën kur është bërë progres në rajon dhe në periudhën kur Republika e Maqedonisë së Veriut i realizoi të gjitha rekomandimet e Këshillit Evropian që nga qershori i vitit 2018, pas së cilës vijoi rekomandimi deri tani më i fuqishëm dhe i pakushtëzuar i Komisionit Evropian që vendi ti fillojë negociatat për anëtarësim ne BE.
Kryeministri Zaev shtoi se pret të përmbushet premtimi për mbështetjen e qartë për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti.
“Vendimi i tillë do ta konfirmojë besueshmërinë e BE-së në rajon dhe do të jetë rekomandim për vendet me status kandidat t’i vazhdojnë reformat për realizimin e standardeve Evropiane dhe inkurajimin e politikave të cilat do të sjellin prosperitet, demokraci dhe stabilitet në rajon. E kuptojmë dhe e mbështesim diskutimin për reformat në BE, por, jemi të bindur se ky proces mund të shkojë paralelisht me procesin e negociatave dhe për zgjerimin e vendeve nga rajoni”, theksoi në fjalimin e tij Kryeministri Zaev në mëngjesin e punës në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan dhe shtoi se përkushtimi drejt zgjerimit do të konfirmojë se rajoni është i një interesi strategjik për BE-në dhe se me këto politika do të minimizohen interesat e palëve të treta.