Takim i Kryeministri Zaev me kongresmenin amerikan dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-ve, Engel: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për integrimin dhe stabilitetin, Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me kongresmenin e SHBA-ve, Eliot Engel, kryetar i Komisionit për punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i shoqëruar nga delegacioni amerikan dhe përfaqësues të Ambassadës së SHBA-ve në RMV.

 

Në takim u vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur. U shprehën urime dhe mbështetje për politikat e marrëdhënieve të mira fqinjësore, reformat, formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse dhe ndërtim e një shoqërie të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

 

U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i mirë në rajon për zgjidhjen e problemeve bilaterale, nëpërmjet politikave të guximshme për dialog të sinqertë. Gjithashtu u shpreh mbështetje e fortë për integrimet e Republikës së Maqedonisë së Veritut në NATO dhe u konstatua që anëtarësimi i vendit tonë në NATO do të thotë mbrojtje, stabilitet dhe siguri.

 

Kryeministri Zaev u falënderua për miqësinë e sinqertë me SHBA-të gjatë gjithë  periudhës së pavarësisë së vendit tonë.

 

“Me mbështetjen e partnerit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po realizohet një nga dy qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në NATO, që presim të përfundojë deri në dhjetor të këtij viti. NATO për ne do të thotë siguri, stabilitet, perspektivë për qytetarët, mundësi për një jetë më të mirë të qytetarëve në vend dhe për mbajtjen e të rinjve në vendin e tyre për të parë të ardhmen tyre.

 

Punojmë me përkushtim në implementimin e reformave në pjesën e sundimit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, shërbimet e sigurisë, efikasitetin e institucioneve dhe ndërtimin  e një Shoqërie për të gjithë. Do të vazhdojmë të japim arsyje, të kemi mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, për të marrë datën për fillimin e negociatave  me BE-në në tetor, që deri në fund të vitit të mund t’i hapim negociatat për anëtarësim,” tha Kryeministri Zaev.

 

Në takim, Kryeministri Zaev njoftoi rezultatet e Marrëveshjes së Prespës dhe integrimet e hapura në NATO, që reflektojnë në shumën rekorde prej mbi 700 milionë dollarë  investime të jashtme, rritje të ekonomisë, rrogave, ulje të papunësisë.

 

Ai theksoi se përpjekjet e Qeverisë për rritjen e financave në sferën e mbrojtjes, si dhe pjesëmarrja në misionet paqësore, dëshmon seriozitetin e shtetit tonë për të qenë anëtare dinjitoze e NATO-s.

 

Në takimin e Kryeministrit Zaev me përfaqësuesin e SHBA-ve, Engel, u diskutua  për rëndësinë e stabilitetit të rajonit, sigurisë dhe zhvillimit rajonal dhe u konkludua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner i rëndësishëm dhe përkrahës i gjithë rajonit.