Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Kristijan Timonie.
Në takim u konstatua që Franca është një mik i madh i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se miqësia e sinqertë ndihmon në proceset demokratike dhe integruese të vendit tonë.
Kryeministri Zaev informoi për angazhimin e përbashkët me Kryeministrin Francez, Eduard Filip, në Poznan, Poloni, për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, me avancime në më tepër sfera, përfshirë këtu dhe ekonominë.
Në takim me ambasadorin e Francës u diskutua edhe për implementimin e reformave të nevojshme dhe për rëndësinë e shfaqjes së përgjegjësisë nga ana e të gjitha subjekteve politike dhe faktorëve social për çështjet me interes shtetëror.
“Jemi të përkushtuar fuqimisht për implementimin në praktikë të të gjitha ligjeve të miratuara dhe hapat e reformës. Përcaktimi ynë si Qeveri është, në periudhën e ardhshme, bashkë me opozitën, të përqendrohemi edhe më tepër në vendimin për Ligjin për prokurori publike. Gjyqësori efikas dhe lufta kundër korrupsionit, janë dy fushat e rëndësishme për shtetin tonë, e cila është e përcaktuar në mënyrë evropiane dhe pret të bëj një hap përpara në tetor në pjesën e integrimeve evropiane”, tha Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë Zaev dhe ambasadori Timonie, biseduan edhe për hapat ekonomike që do të ndërmerren, për të rritur rrogat dhe pensionet dhe rritjen më të madhe ekonomike, që qytetarët shpejt të ndjejnë beneficione të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës.