Kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin e Federatës Ruse Bazdnikin: Mashtrimi i shtetasve rus nuk ka asnjë lloj ndikimi në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në vend, Sergej Aleksandroviç Bazdnikin.

 

Takimi u mbajt  menjëherë pas ceremonisë me rastin e lëshimit në përdorim të objektit të ri të kompanisë “Luk Oil”, që i konfirmon  planet e zhvillimit të kësaj kompanie ruse dhe thekson mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë ekonomik mes dy vendeve.

 

Në takim u konstatua që një nga instrumentet për dinamikë të përforcuar të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar është intensifikimi i punës së Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik.

 

Lidhur me mashtrimin me bisedën telefonike nga dy shtetasit rus, në mënyrë reciproke  u shpreh keqardhje për rastin dhe konfirmim se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse.