Drejtori i DMSH-së, Xhaferoski, në konferencën e sotme për shtyp ftoi të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre në fushatën për mbrojtje nga zjarri dhe bashkërisht të tregojmë nevojën për mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve natyrore

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski, sot mbajti konferncë për shtyp, ku e informoi publikun me fushatën e re të Drejtorisë për mbrojtje nga zjarri.

  “Në pajtim me planin e punës të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, në periudhën nga 15 korrik deri më 15 gusht të vitit 2019, do të zbatohet fushata për mbrojte nga zjarri. Fushata do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes edukimit të popullatës për uljen e kërcënimeve nga zjarri me ndihmën e doracakut edukativ dhe posterit me hapat për mbrojtje në rast të zjarreve pyjore”, tha drejtori Xhaferoski.

Një pjesë e aktiviteteve të fushatës përfshinë edhe shpërndarjen e doracakut për uljen e kërcënimeve nga zjarri, vënien e posterëve edukativ në më shumë vende në Qytetin e Shkupit, stacionet pagesore dhe vendet për piknik, theksoi drejtori. Më 20 korrik, me fillim në orën 18:00, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim do të vendos tezga në “Summerland” 2019 në Parkun e Qytetit.

 

“Qellimi i kësaj fushate nuk është vetëm të veprojë në mënyrë preventive, por edhe edukative, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes së popullatës për të gjitha rreziqet e mundshme që i shkaktojnë zjarret si katastrofë, sepse jemi duke hyrë në një periudhë kritike të vitit ku shfaqen zjarre në hapësira të hapura”, deklaroi Xhaferoski.

 

Në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme dhe Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimin me ujërat tashmë janë ndërmarrë masa preventive që nga marsi, u ndalua lëvizja në pyll dhe në tokat pyjore, përveçse për të punësuarit në NP Pyjet nacionale, theksoi drejtori. Ndalesa do të zgjasë deri në tërheqjen e saj.

 

“Ulja e kërcënimeve nga zjarri është vetëm një paralajmërim për fushatat që do të vijojnë, të cilat do të udhëhiqen me moton “Ardhmëria u përket atyre që janë të përgatitur”, dhe do të përfshijnë fushata për uljen e pasojave nga vërshimet, tërmetet dhe katastrofat e tjera të shkaktuara nga natyra dhe njeriu. Njëri nga projektet më të rëndësishme në të cilën punon ekipi i ekspertëve në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, është përgatitja e doracakut familjar i cili do të promovohet në vjeshtë”, tha drejtori Xhaferoski.

 

Xhaferoski gjithashtu dërgoi apel deri te publiku mediatik që të kontribuojë në këtë fushatë, me qëllim të mbrojtjes së pyjeve dhe resurseve natyrore.