Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të premten u takua me Ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-ve në vend, Kejt Mari Bërns.
Kryeministri Zaev i dëshiroi Ambasadores Bërns mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm dhe shprehu mirënjohje për punën e mrekullueshme të ambasadorit të kaluar të Amerikës Xhes Bejlli si dhe shefit të misionit, Mikaella Shvajcer Bllum.
Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, në interes afatgjatë të vendit, foli për intensifikimin e politikës bilaterale dhe bashkëpunimit ekonomik me SHBA, si dhe përkushtimin në agjendën reformuese të BE-së për arritjen e rezultateve konkrete në fushën e sundimit të ligjit, antikorrupsionit, reformave në siguri dhe administratën publike.
Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërns u pajtuan se Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë partner stabil dhe strategjik i SHBA-ve, e fokusuar në angazhimet e përbashkëta për siguri, liri dhe prosperitet demokratik në rajon, si dhe për aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera kundër paqes në botë.
Në takim u shpreh gatishmëri edhe për pranimin e obligimeve të cilat dalin nga anëtarësimi në NATO deri në fund të vitit 2019 dhe fillimin e vitit 2020, siç është rritja e GDP-së prej 0.2 % deri në vitin 2024, modernizimin e aftësisë së ushtrisë dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione të përbashkëta.
Ambasadorja Bërns në takim tha se Shtetet e Bashkuara presin me padurim që gjatë muajve të ardhshëm t’i urojnë mirëseardhje Maqedonisë së Veritu si shteti i 30-të anëtar i NATO-s,dhe shtoi se do të se do të investojë kapacitetet dhe përvojën e saj të deritanishme për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik dhe politik mes SHBA-ve de RMV-së.