Kryeministri Zaev për fillimin e ndërtimit të fabrikës së re “Ballkanllar Plastik”: Fabrika e re planifikon të hapë 300 vende të reja pune për qytetarët tanë, ndërsa anëtarësimi ynë në NATO do të jetë nxitje për investime të reja nga Republika e Turqisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Drejtorisë së zonave të ZHTI, Aleksandar Mlladenovski, sot me fjalimet e tyre shënuan fillimin e ndërtimit të fabrikës së re të kompanisë “Ballkanllar Plastik”, me prodhim në Shkup ZZHTI 1.

Në ngjarje fjalim mbajti edhe menaxheri i kompanisë, Eren Çalishir.

“Sot jemi këtu për një rast të mirë, për diçka që na bën të lumtur të gjithëve. Ndërtimi i fabrikës së re është gëzim për të gjithë, për shkak se do të hapen vende të reja të punës për të rinjtë, për qytetarët tanë do të ritet PBB dhe do të marrë pjesë edhe në komponentët e eksportit të vendit. E gjithë kjo do të thotë forcim i standardit  ekonomik të qytetarëve”, tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Kryeministri Zaev shpjegoi se investimi do të jetë në shumë prej 8 deri në 10 milionë euro dhe në fazën e parë do të ketë 80 punësime të reja për të arritur 300 vende të reja pune në fazën e fundit.

 

“Ky investim vjen nga një vend që është një nga miqtë më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e kjo është Republika e Turqisë. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’i falënderohem popullit turk për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO që ndodhi disa ditë më parë.Deri më tani kemi 21 ratifikime, me çka bëhet e qartë se në dhjetor Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s. Kjo në të njëjtën do të thotë motivim dhe provokim shtesë pozitiv për të tërhequr më shumë investime të reja, ndër të tjera edhe investime nga Turqia”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryeministri theksoi se ka rritje të dukshme të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Investimet Grinfilld u rritën me 200 për qind për periudhën qershor 2018 deri në maj 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë që është përmendur më parë në Raportin e Markets FDI, një shërbim i veçantë nga Financial Times.

 

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev theksoi se reparti prodhues i “Ballkanllar Plastik” është një nga tridhjetë projektet investuese që po zbatohen aktualisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmes së cilëve realizohen planet e Qeverisë për industrializim të fortë të vendit dhe krijohen kushte për rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme të ekonomisë.

“Republika e Turqisë është një prej partnerëve më të mirë ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar nga ky vend u vunë re investime direkte me vlerë prej 36.2 milion euro, ndërsa vetëm në tremujorëshin e parë të vitit 2019 u vunë re investime nga Turqia me vlerë prej 16.3 milion euro. Kjo do të thotë se investimet nga Turqia tregojnë tendencë në rritje, me çka presim që investimet direkte nga Republika e Turqisë këtë vit ti kalojnë vlerat e vitit të kaluar. Investimi i “Ballkanllar Pllastik” pritet të jetë diku rreth 7 milion euro, ku do të punësohen diku 300 persona, dhe ajo çfarë është e rëndësishme është që kanë plane që më vonë ta perhapin prodhimin në vendin tonë. Qeveria do ti mbështesë të gjithë investitorët, e huaj dhe të jashtëm, të realizojnë investime të reja, sepse vetën nëpërmjet industrializimit të shtetit tonë mund të sigurojmë rritje të qëndrueshme ekonomike në afat më të gjatë. Të eksportojmë produkte, jo njerëz nga shteti”, potencoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se Bunarxhikpo ndryshon në kuptimin e mirë të fjalës, po ndërtohen fabrika të reja, ka të hyra të vazhdueshme të investimeve të huaja direkte.

 

“Kisha pasur dëshirë të permend faktin se krijuam politikë krejtësisht të re për të tërhequr investime të jashtme, e gjitha kjo me qëllim që të mundësojmë vende të reja pune, dhe me atë të kontribuojmë në rritjen ekonomike të vendit tonë. Përveç mbështetjes që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua jep, sipërmarrësit janë të njohur me faktin se në të njëjtën kohë,si parakusht,është stabiliteti politik, por edhe sundimi i ligjit. Në këtë event kam ardhurdirekt nga Organizata Botërore e Tregtisë, ku edhe njëherë u konfirmua që kjo Qeveri është duke punuar shumë për të krijuar stabilitet dhe sundim të ligjit ,gjithçka me qëllim për të tërhequr më shumë investime të huaja, por gjithashtu është e nevojshme ta përmirësojmë politikën  tregtare, jo vetëm për investitorët e huaj, por edhe për ata vendorë. Shfrytëzoj këtë mundësi ti ftoj kompanitë e jashtme dhe të huaja ta shfrytëzojnë rastin, duke pasur parasysh se botohen Rregulloret që rrjedhin nga Ligji për Mbështetje Financiare dhe në të njëjtën kohë aplikohen, rrisin kapacitetet e tyre dhe kështu krijojnë vende të reja pune”, tha ministri Bekteshi.

Drejtori i Drejtorisë së ZHTI Zonave Aleksandar Mlladenovski uroi ndërtimin e suksesshëm dhe në kohë të fabrikës së re, e cila do të prodhojë paketime plastike për disa industri dhe do të hapë vende të reja pune për të rinjtë dhe kështu do të kontribuojë me sukses në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Menaxheri i “Ballkanllar Pllastik”, Eren Çallishir u falënderua për bashkëpunimin e mirë me institucionet dhe Drejtorinë ZZHTI në realizimin e projektit investues të kompanisë dhe tha se kjo fabrikë e re do të sjellë vlerë të re në zhvillimin ekonomik të vendit.