Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi një takim pune me Eurokomisionerin për politikë të fqinjësisë dhe për zgjerim i cili është në një vizitë një-ditore në vendin tonë.
Pas takimit me eurokomisionerin Han, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryetari në Qeverinë e RMV-së i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov. Në konferencën e përbashkët për shtyp Kryeministri Zaev e përgëzoi eurokomisionerin Han për nominimin e tretë radhazi në komisionin Evropian dhe theksoi se kjo është një mirënjohje për përkushtimin e tij dhe punës së vlefshme veçanërisht me rëndësi edhe për vendin tonë për shkak se ai udhëheq resorin për politika fqinjësore dhe zgjerim në periudhën me rëndësi të veçantë për vendin tonë, si dhe z. Han në mandatin e tij të ardhshëm si komisioner, mbetet linku jonë i sigurt në proces dhe do të mbetet përfaqësues i rëndësishëm në politikën për zgjerim të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor.
“Komisioneri Han sot është mes nesh për të shënuar fillimin e fazës së fundit deri në fillimin e negociatave. Sytë tonë janë të fokusuar në tetor. Gjatë kohës së bisedave të mëngjesit me z. Han theksova se në tetor presim BE të mbajë fjalën dhe të shpalos se vendi mund ti fillojë bisedimet mbi kapitujt për anëtarësim në BE”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën me gazetarët.
Në vazhdim të fjalimit të tij Kryeministri Zaev theksoi se ngelet që deri në tetor, se me një angazhim të sinqertë dhe të ndershëm ti rrumbullaksojmë reformat prioritare gjegjësisht në përfundim të reformave të sistemit të gjyqësorit me Propozim-ligjin e ri për Prokurorinë Publike, që të paraqitemi në vjeshtë si vend i cili i ka mbyllur të gjitha çështjet për marrjen e datës të premtuar për fillim të bisedimeve, dhe në këtë qasje duhet të dëshmohet përgjegjësi dhe të mos i jepet askujt asnjë argument që të sjell këtë çështje si qëllimin tonë strategjik.
“Eurokomisarit Han ia përcolla se Qeveria dhe koalicioni Qeveritar, asnjëherë nuk do ti mbyll portat për kontribut të opozitës në këtë proces. Këtë gjë as deri tani nuk e kemi bërë, as nuk do ta bënim asnjëherë kur janë në pyetje tema për të cilat është e domosdoshme mbështjetje parlamentare dhe pëlqim nga të gjitha partitë politike për shkak se bëhet fjalë nga interesi nacional i qytetarëve në vend, tha Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev dhe shtoi se Kuvendi është vendi ku të gjithë deputetët kanë mundësi të definojnë verzionin final dhe përmbatjen e ligjit.
“Në vendin tonë këto ditë dëshmojmë një luftë të vendosur dhe të pa kompromistë edhe kundër krimit të organizuar edhe kundër korrupsionit të lartë. Kjo luftë udhëhiqet nga një prokurori publike e pavarur dhe institucionet tjera në sistem për hetim dhe mbështetje. Ky është si rezultat i lirimit të të gjithë segmenteve të gjyqësorit nga përqafimi i mbetjeve të qeverisë së kaluar. Askush nuk është i privilegjuar, askush nuk do të amnestohet. Të gjithë janë të barabartë para drejtësisë prandaj edhe mëtutje e inkurajojmë prokurorinë publike që të vazhdojë me procedurën në rastin “Reket” pa marr parasysh se kë do ta kapë”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisionerin Han.
Maqedoni e Veriut dëshmohet si shtet i së drejtës, si vend në të cilin sundon e drejta dhe kështu duket në prag të tetorit kur do të dorëzohet ftesa për fillimin e bisedimeve me BE-në, theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp Kryeministri Zaev.
Eurokomisioneri Han gjatë fjalimit të tij para mediumeve potencoi se arsyja kryesore për vizitën e tij në vend është që ti inkurajojë dialogjet dhe arritjen e koncensusit rreth propozim ligjit për prokurori publike si një fazë e rëndësishme në përfundimin e reformave në gjyqësor si dhe një hap të fundit për dritë të gjelbër për fillimin e negociatave me BE-në në tetor. Në mënyrë plotësuese, nënvizoi eurokomisioneri Han, pajtueshmëria e përbashkët rreth ligjit të Kuvendit do ta konfirmojë përcaktimin ndaj të gjithëve se nuk ka kompromis në luftën kundër organizimit kriminal dhe do të jetë një argument plus për fillimin e negociatave për të cilat theksoi se është i sigurt se do të marrin vendim për fillim në tetor.