Takim i Kryeministrit Zaev me drejtorin e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit: standardet për siguri të aviacionit civil janë të rëndësishme për atraktivitet më të madh për mirëmbajtjen e prosperitetit ekonomik të shtetit

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe drejtorit të Agjencisë së Aviacionit Civil, Tomisllav Tuntev, sot u takuan me Patrik Ki, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA). 

Në takim pozitivisht u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet EASA dhe AAC në drejtim të promovimit dhe arritjes së standardeve të përbashkëta më të larta për siguri në aviacionin civil. 

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e madhe të rregullores ligjore të vendit me standardet ndërkombëtare në fushën e duhur. Në takim u bisedua edhe për aktivitetet të cilat Agjencia e Aviacionit Civil i ndërmori lidhur me respektimin e kushteve të sigurisë, si parakusht për krijimin efikas dhe të qëndrueshëm të zhvillimit të aviacionit në shtet. 

Njëkohësisht u theksua rëndësia e bashkëpunimit sa i përket edukimit dhe përsosjes profesionale të kuadrit të aviacionit, në drejtim të respektimit të vazhdueshëm të kushteve dhe standardeve me qëllim që të arrihet atraktivitet më i madh për realizim të komunikacionit stabil ekonomik dhe komunikacionit stabil ajror.