Kryeministri Zaev në konferencë për shtyp me ambasadorin Riker: Mbështetja e SHBA-ve mbi aspiratat tona për anëtarësim në BE është nxitje e rëndësishme, të gjitha paralajmërimet janë që në tetor do të arrijë vendimi për fillimin e negociatave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pranoi në takim amabsadorin Filip Riker, ushtrues detyre, ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi.

Pas takimit, Kryeministri Zaev dhe ambasadori Riker mbajtën konferencë për shtyp. Fjalimin e Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev e përcjellim në tërësi:

 

“Sapo përfundoi edhe një takim me ambasadorin Riker, ushtrues detyre ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve për çështje të Evropës dhe Euroazisë, dhe mik i madh i vendit tonë.

 

Në takim, u konfirmua interesi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik bilateral dhe ekonomik, për themelet e Deklaratës për partneritet strategjik.

 

Deklarata e lidhi Maqedoninë e Veriut dhe SHBA-të në realizimin e vlerave dhe angazhimeve të përbashkëta për sigurinë, lirinë dhe prosperitetin demokratik të rajonit.

 

Si partnerë ndajmë dhe bashkërisht krijojmë aktivitete në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënime të tjera për paqen dhe sigurinë në botë.

 

Sëbashku gëzohemi edhe për sukseset e të dyja vendeve, si dhe për perspektivat që hapen me anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit tonë në NATO.

 

Deri më tani 21 vende ratifikuan Protokollin për aderim në NATO. SHBA-të filluan këtë proces në Senatin e tyre dhe presim që në shtator ose tetor, kjo procedurë të përfundojë.

Për vendin tonë është nxitje e rëndësishme mbështetja e SHBA-ve në aspiratat për anëtarësim në BE.

 

Ne tërësisht jemi të përkushtuar në agjendën re të reformës së BE-së dhe parashtruam rezultate konkrete në 4 fusha, ashtu siç u kërkua nga konkluzionet e Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2018, në bashkëpunim me opozitën.  Jemi transparent, dhe këtë vazhdimisht e konfirmojmë edhe në hapin e fundit të përbashkët me opozitën në miratimin e propozim Ligjit për prokurorinë publike, për ti treguar bashkësisë ndërkombëtare se jemi unik kur bëhet fjalë për interesat tona strategjike.

 

Të gjitha paralajmërimet janë se në tetor do të arrijë vendimi i shumëpritur për fillimin e negociatave.

 

Askush nuk dëshiron dëshpërime të reja dhe premtime mashtruese, as në BE, as në vend, as në rajon.

 

Askush nuk dëshiron që të hapet mundësi për ndikimin e madh të palëve të treta me qëllim keqdashës në vend dhe në rajon.

 

Të gjithë presin mirënjohjen për reformat demokratike të realizuara për vendimet më të mira të mundshme, për çështjet me fqinjët dhe për përcaktimet e vendit tonë për tu bërë pjesë e botës perëndimore demokratike.

 

Kjo është rruga jonë, kjo është rruga e drejtë.

 

SHBA-të janë gjithmonë këtu për të biseduar për rritjen e bashkëpunimit dhe për mbështetjen e vendit tonë të bëhet pjesë e botës perëndimore demokratike.