Të nderuar pjesëtar të Armatës, të nderuar qytetarë
Me nder dhe kënaqësi të veçantë e uroj festën e sotme, duke dhënë falënderim të sinqertë për përkushtimin tuaj të vazhdueshëm, profesionalizmin dhe angazhimin jo egoist për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurinë e shtetit tonë.
Në ditën e sotshme, në vitin 1943 në malin Svalej u formua batalioni i parë i partizanëve “Mirçe Açev”, i cili më vonë në Luftën Nacional Clirimtare (LNC) u shndërrua në ushtri e cila e liroi territorin e shtetit tonë, duke sakrifikuar për të lënë vulë të vendosur në themelet dhe pavarësinë e atdheut.
Republika e Maqedonisë së Veriut, potencohet, do të jetë anëtarja e ardhshme e 30-të në Aleancën e NATO-s, ndërsa ushtarët dhe oficerët tanë profesionistë treguan se janë partnerë me aleatët tanë, me aftësi që së bashku ta garantojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.
Sot, 76 vite më vonë, Armata e jonë në nivel më të lartë profesionale, së bashku me ushtarët e vendeve anëtare të NATO-s, veprojnë në përputhje me standardet e Aleancës, duke marr pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe japin kontributin e tyre në rruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
Të nderuar qytetarë,
Porosinë për gatishmërinë e tyre, për të cilën jemi veçanërisht krenar dhe mirënjohës, Armata jonë e dërgoi dhe me pjesëmarrjen në stërvitjen më të madhe ushtarake “Goditje vendimtare” ku ushtarët tonë me përfaqësues të pesë vendeve anëtare të NATO-s, treguan se kanë kapacitet për të kryer ushtrime komplekse në terren.
Të nderuar përfaqësues të Armatës, ju falënderoj në emrin tim persona dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të gjitha angazhimet, për të gjithë angazhimin jo egoist, për të ndihmuar, për të siguruar, së bashku me të gjithë qytetarët, ardhmërinë me perspektivë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme! Urime Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut””, theksohet në urimin nga Zaev me rastin e Ditës së Armatës.
Republika e Maqedonisë së Veriut, do të jetë anëtarja e ardhshme e 30-të në Aleancën e NATO-s, ndërsa ushtarët dhe oficerët tanë profesionistë treguan se janë partnerë me aleatët tanë, me aftësi që së bashku ta garantojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.
Të nderuar përfaqësues të Armatës
Ju falënderoj në emrin tim persona dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të gjithë angazhimin jo egoist, për të ndihmuar, për të siguruar, së bashku me të gjithë qytetarët, ardhmërinë me perspektivë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme!
Urime Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut