Kryeministri Zoran Zaev nga manifestime për 8 shtatorin – Dita e pavarësisë : Jemi në rrugë të drejt, ndërtuam shoqëri unike dhe shtet stabil, të gjithë të bashkohemi rrugën e sigurt dhe të shpejt

Në ceremoninë qendrore, me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, para mysafirëve të pranishëm dhe qytetarëve, fjalim pati Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në vazhdim jua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

 

 

Të nderuar qytetarë,

Më 8 shtator të vitit 1991, Dita e Pavarësisë na tregoi se liria dhe pavarësia i kanë ngjyrat më të bukura. Gëzimin, lumturinë dhe bukurinë që pushtuan atëherë atdheun tonë, duhet ti kujtojmë dhe mbajmë me vete çdoherë kur do të përballemi me tundime dhe obstruksione gjatë rrugës sonë. Këto janë ngjyrat tona, ngjyrat e pavarësisë dhe lirisë. Këto janë ngjyrat të cilat Republikën Socialiste të Maqedonisë e shpallën si Republika e Maqedonisë së pavarur, atdheu jonë i cili sot mban emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, vend që bëhet anëtar i NATO-s dhe integrohet në Bashkimin Evropian. 

Ky është vendi ynë, bukuria jonë me llojllojshmëri.

Këtë vit ju ftuam që bashkërisht të festojmë këtë festë të madhe, të veshur me ngjyrat më të bukura. Në ngjyrat që vetë do ti zgjidhni dhe me krenari do ti mbani, për shkak se mozaiku është i plotë vetëm atëherë kur çdo gur, çdo pjesë, veçanërisht e gjen vendin e vet në këtë bashkësi tonën.

Për këtë arsye ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, prandaj çdo kush është i rëndësishëm.

Të nderuar qytetarë,

Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori, do të mbahet mend si ditë kur u bashkuam për ta rrumbullakuar shtetësinë tonë dhe të zgjedhim rrugë të mbushur me mirëkuptim të ndërsjellë, lumturi dhe prosperitet.

Udhërrëfyes të rëndësishëm strategjik në këtë rrugë ishin NATO dhe Bashkimi Evropian.

Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pavarësinë e saj e vërteton në aleancën më të fuqishme ushtarake-të sigurisë-NATO si dhe si kandidat për anëtarësim në bashkësinë më të fuqishme në botë-Bashkimi Evropian.

Që në fillim të mandatit të qeverisë aktuale, pas krizës dramatike, kërkuam bashkëpunim dhe mbështetje nga të gjitha segmentet në shoqëri. Kërkuam që të gjithë të përfshihen, të japin maksimumin dhe të marrin përgjegjësi në emër të së tashmes dhe të ardhmes së përbashkët. 

Këtë gjë e bëra edhe në fjalimin tim si Kryeministër në Kuvend, dhe e përsëris në vazhdimësi, për shkak se mendoj që Maqedoninë e Veriut duhet ta ndërtojmë edhe më tutje me konsensusin e shumicës të qytetarëve.

Edhe sot bëj thirrje për pjesëmarrje të çdo individi, çdo qytetari, çdo bashkësie, së bashku të ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si vend i mundësive të hapura, të drejta dhe të qëndrueshme. Të ndërtojmë bashkërisht dhe me përgjegjësi shtetin e së drejtës dhe sundimin e së drejtës, të kontribuojmë të gjithë në rritjen ekonomike, ti mbështesim reformat, ti angazhojmë më fuqishëm institucionet që tu shërbejnë qytetarëve, ti shfrytëzojmë shërbimet publike, të jemi pjesëmarrës aktiv në konceptin Një shoqëri për të gjithë, dhe të gjithë së bashku ti plotësojmë interesat strategjike – anëtarësim në NATO dhe BE.

Kemi marrë trashëgiminë më të mirë nga e kaluara dhe krijojmë shtet me një të ardhme evropiane.

Të ardhme për  Maqedoninë së Veriut me më shumë shpresë, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj të liruar nga frika dhe paragjykimet e së kaluarës.

Ky është kontributi ynë për brezat pas nesh.

Në momente kyçe, kur zgjidheshin çështje historike, qytetarët e vendit tonë dhe liderët politik të përgjegjshëm morën vendime të mëdha.

Bënë zgjedhje të duhura dhe reale.

Jam i bindur dhe e di se së bashku me qytetarët realizuam një marrëveshje të mirë dhe dinjitoze që e konfirmoi identitetin tonë dhe e garanton të ardhmen tonë.

Kemi një konfirmim të kristaltë dhe të qartë për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Maqedonas, Maqedon, Maqedone, Maqedonase. Si në vend, ashtu edhe jashtë. Përkthyer pa kufizime në të gjitha gjuhët e botës.

Identitet për përdorim të përgjithshëm, të njohur nga të gjithë. Gjuha përdoret lirshëm gjithkund, në Kombet e Bashkuara, NATO dhe në BE, në të gjitha institucionet zyrtare, aktivitete dhe ngjarje.

Identiteti ynë është vërtetuar dhe përforcuar. Shtetësia jonë është:

Maqedonase/qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Ky është një konfirmim për identitetin dhe garanci për të ardhmen tonë.

Edhe sot, dhe në çdo mundësi të dhënë, dërgoj falënderim edhe për çdo bashkëqytetar tonin Shqiptarët, Turqit, Vllehët, Serbët, Romët, Boshnjakët dhe të gjitha bashkësive tjera etnike, të cilat treguan mirëkuptim shoqëror dhe vëllazëror.

Kjo mbështetje, ky mirëkuptim për identitetin e mbrojtur maqedonas është me rëndësi të madhe për ndërtimin e një shoqërie. Këto ura të cilat i ndërtojmë sot janë arteriet e besimit tonë të ndërsjellë dhe të ardhmes tonë të përbashkët.

Të nderuar qytetarë,

Ky vend, Guaca, duket se ka njëfarë simbolizmi në emrin e saj. 28 vite pas pavarësisë, ky vendi i ynë i cili i ngjante një guace të mbyllur, më në fund po hapet para Evropës dhe botës, dhe i jepet mundësia që të tregojë vlerat e saja. Nga guaca, margaritari maqedonas, fillon të ndriçojë shkëlqyeshëm.

Nga shtet me shumë probleme dhe marrëdhënie të këqija me të gjithë fqinjët, tani jemi shembull pozitiv, model që të tjerët duan ta ndjekin. Krenari evropiane. I zgjidhim problemet, nuk ikim nga ato. Krijojmë marrëdhënie të reja me fqinjët. Jemi miq me të gjithë. E forcojmë bashkëpunimin.

Republika e Maqedonisë së Veriut është e njohur si inspirim i një Ballkani të ri. Ballkan i denjë për shekullin 21. Vetëm bashkëpunim i fuqishëm dhe pa grindje. Kjo është rrugë produktive për politikë rajonale të përbashkët, bashkëpunim dhe bashkësi.

Shkojmë drejt ardhmërisë. Nuk mbesim në robërinë e së kaluarës. Ecim përpara, pa frikë dhe pa paragjykime. E dimë kush jemi dhe çfarë duam. Nuk duhet të biem pre e emocioneve të cilat paraqiten pas çdo ndryshimi. Nëse mendojmë në mënyrë racionale, do ta kuptojmë se nuk po humbin asgjë, ndërsa mund të fitojmë gjithçka.

Sa do të arrijmë në të ardhmen, tani varet vetëm nga ne.

Por, një gjë është e qartë. Jemi në rrugën e drejtë!

Problemet më të mëdha janë pas nesh, ndërsa rruga që e zgjodhëm na garanton një të nesërme më të mirë. Kjo është rruga e rritjes së pagave, të ofensivës ndërtimore, rrugës mes të cilës paratë shkojnë te qytetarët. Kjo është rruga e luftës së përbashkët kundër ndotjes, kundër varfërisë dhe kundër korrupsionit. Ajo është rruga e sigurisë dhe lirisë – rruga drejt NATO-s dhe BE-së.

Në atë rrugë,çdonjëri nga ne duhet të merr iniciativë ti shfrytëzojë mundësitë që ekzistojnë.

Është koha të gjithë të bashkohemi në rrugën e sigurt, të shpejtë dhe të drejtë dhe të japim kontributin tonë. Në atë mënyrë do të arrijmë më shumë, për fëmijët tanë, për vendin tonë, për vetveten, për jetë më të mirë.

Më nuk kemi zhgënjim dhe inat që nuk jemi të njohur dhe  se jemi të kontestuar. Ajo është e kaluar. Kush do që të jetojë me atë të kaluar, le të urdhërojë – është e drejta e tij, por populli e do ardhmërinë dhe rrugën që çon deri në progres.

Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, në tetor do ta forcojë vazhdimësinë e reformave vendase. Mbetemi të përkushtuar në forcimin e qeverisjes të së drejtës dhe rritjes së standardit jetësor, ndërsa anëtarësimi në NATO dhe negociatat për anëtarësim në BE do të na japin energji shtesë dhe mbështetje për ato reforma.

Shteti po përforcohet. Institucionet bëhen më të forta.

Me plot siguri mund të them se: Mund të jemi të qetë. Mund të jemi të lumtur. Mund të përkushtohemi në ndërtimin e të ardhmes sonë.

Arritëm ta kapim, me siguri, trenin e fundit që mund ta sigurojë ardhmërinë tonë stabile dhe me prosperitet.  

Por, obligim i yni është ta rrumbullakojmë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ajo është edhe përgjegjësi e jona të cilën duhet, të gjithë, çdonjëri nga ne ta pranojë veçmas.

Prandaj është me rëndësi çdo afarist ose bujk, si çdo gur i mozaikut, të gjejë vendin e vet, ta njoh dhe ta jap kontributin e vet për qasje të barabartë në tregun me 500 milion klientëve potencial – Treg Evropian.

Jo gjithmonë dhe jo gjithçka, varet vetëm nga politikanët.

Është koha që studentët ti njohin dhe të zgjerojnë perspektivat për mundësi pakufi për udhëtim dhe mësim, për ndërtimin e përvojave dhe aftësive të cilat do të mundësojnë punë të paguar më mirë, këtu në vendin tonë.

Ftoj gjeneratën e re me më shumë entuziazëm të merr pjesë në debatet për ardhmërinë tonë. Në mënyrë pozitive dhe me optimizëm.

Ftoj edhe gratë, mundësitë janë të hapura, të gjithë janë të barabartë në këtë vend tonë të bukur – merrni iniciativa, shteti do tua kthejë me më shumë dyer të hapura. Shoqëria jonë është e gatshme për këtë.

Kur flasim dhe debatojmë për Maqedoni Veriore të sigurt, të qetë, mike, stabile dhe evropiane, nuk flasim për shtet të SDSM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së ose shtet i cilësdo parti politike. Bisedojmë dhe e përcaktojmë të ardhmen e çdonjërit nga ne në veçanti. E ardhmja e vendit tonë, e fëmijëve tuaj, e nipërve dhe mbesave tuaja, të kujtdo që i takon gjeneratës së ardhme.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Në periudhën prej 75 vjet nga KAQKM shtetformues dhe 28 vite rrugë të pjesëmarrjes së pavarur në jetën  të shoqërisë së popujve, mësuam disa leksione të rëndësishme. Një nga leksionet më të rëndësishme është leksioni për demokraci. Kjo është arsyeja se pse i ushqejmë kaq shumë vlerat e familjes evropiane.

Maqedonia e Veriut është shumë e lidhur drejt projektit evropian. Kemi shoqëri të gjallë dhe dinamike, më të cilën çdonjëri nga ne investon për zhvillimin e saj të vazhdueshëm.

Qytetarët e vendit tonë janë aktivisht të lidhur me vlerat qytetare.

Pikërisht ju, qytetarët, u bashkuat në një shumicë të madhe dhe të zëshme dhe i nxitët autokratët të heqin dorë.

U ngritët kundër ndarjeve, zënkave dhe kundër interesave të ngushta partiake dhe në mënyrë të qartë i porositët, edhe ne edhe opozitën e sotme, që është koha ta marrim rrugën e vërtetë dhe të drejtë që të ecim para.

Prandaj, veçanërisht për shkak të përgjegjësisë ndaj qytetarëve, qëndroj me vendosmëri në angazhimin tim për të thirrur të gjithë, përfshirë opozitën, të na bashkëngjitet për çështjet e rëndësishme.

Ndërtojmë shoqëri ku të gjithë janë të barabartë dhe të rëndësishëm.

Nëse të gjithë jemi të përkushtuar në qëllime të njëjta strategjike për vendin tonë, për të gjithë qytetarët tonë, atëherë do të kemi bashkëpunim më të afërt dhe nuk do të ketë kaq ndarje të thella mes nesh.

Kjo është mençuria për të cilën i ftoj të gjithë faktorët politikë. Të na bashkojë mençuria për zgjedhjen më të mirë.

Atë zgjedhje ta bëjmë me dashuri dhe me besim për ardhmëri në vendin tonë. Të ecim me siguri që të mos mund askush të na ndal. Si asnjëherë më parë, të sigurt dhe të vendosur, Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë sukses!

Dhe do të ketë sukses!

Urime qytetarë, urime popull, ndërtuam shoqëri unike, ndërtuam një shtet të qëndrueshëm!

Të rrojë Dita e Pavarësisë!

Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut!