Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, sot është nikoqir i Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili së bashku me delegacionin nga Këshilli e vizitoi vendin në vigjilje të vendimit të pritur për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor.
Kryeministri Zaev dhe Kryetari i KE-së, Tusk, të shoqëruar nga anëtarët e delegacioneve të Qeverisë dhe të Këshillit Evropian, në Qeveri mbajtën takim dypalësh, në të cilin u shpreh falënderim për përpjekjet dhe mbështetjen nga ana e Tusk për sigurimin e përparimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj për integrim në BE.
Kryeministri Zaev, shprehu falënderim për angazhimin personal të Tusk për sigurimin e garancioneve për perspektiv reale evropiane për gjithë rajonin duke theksuar përparimin e vendit, në aspekt të realizimit të agjendës për reformat, e veçanërisht në fushën e sundimin të së drejtës.
Duke theksuar se deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian kanë ngelur vetëm disa javë, Kryeministri Zaev i theksoi përpjekjet dhe angazhimet e përforcuara të Qeverisë për sigurimin e mbështetjes së fuqishme vendet-anëtare në BE, për rrumbullakimin e punës tonë të deritanishme dhe shënimin e suksesit të përbashkët historik me marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese.
Kryeministri Zaev i shprehi pritshmërit për miratimin e vendimit për hapjen e negociatave për aderim në BE nga ana e Këshillit të BE-së, me 15 tetor dhe Këshillit Evropian me 17 dhe 18 tetor.