Takim i Kryeministrit Zaev me përfaqësues të Këshillit të ambasadorëve: Shteti është në rrugën e drejtë, u përshëndetën politikat e Qeverisë dhe u pajtuan për bashkëpunim aktiv

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me përfaqësues të Këshillit të sapoformuar të ambasadorëve: Kryetarin Ljupço Arsovski, nënkryetari Muhamet Halili dhe anëtarët e Bordit ekzekutiv, Tihomir Ilievski, Nano Ruzhin dhe Iljaz Sabriu.

 

Në takim u përshëndetën politikat e Qeverisë të cilat hapën rrugën drejt integrimeve të vendit tonë në NATO dhe BE. U vlerësua se Qeveria e bëri të duhurën që të vendos shtetin në rrugën e drejtë dhe se integrimet e suksesshme janë mundësi e vërtetë për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Bashkërisht u shpreh pritja që do të vlerësohen arritjet e vendit në plan të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe se RMV-ja, ashtu siç e meriton do të marrë vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor dhe datë për fillimin e negociatave.

Në takim u përshkrua misioni i shoqatës së pavarur dhe jofitimprurëse të ambasadorëve dhe ish ministrave për punë të jashtme, Këshill i ambasadorëve, i cili, siç u tha, është krijuar me qëllim të ndihmojë në krijimin dhe zbatimin e suksesshëm të politikës së jashtme rajonale dhe politikës ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale të BE-së dhe NATO integrimeve, nëpërmjet mbështetjes dhe nxitjes së institucioneve kompetente për politikë të jashtme, të marrin vendime të drejta dhe cilësore, të bazuara në analiza cilësore të gjithanshme.

 

Anëtarët e Këshillit të ambasadorëve thanë se si persona me përvojë të madhe profesionale dhe jetësore, në të cilat ka investuar shteti, dëshirojnë të kthejnë këtë njohuri për vendin e tyre.  

Kryeministri Zaev shprehu mbështetje për nismën e anëtarëve të Këshillit të ambasadorëve që të ndihmojnë shtetin. 

-“Çdo përvojë dhe mbështetja e secilit është e mirëseardhur, në veçanti kur vjen nga njerëz me përvojë të cilët kanë përfaqësuar vendin e vet. Qeveria dhe institucionet tek ju do të shohin partnerë në marrjen e vendimeve për të mirën e qytetarëve dhe shtetit tonë”, tha Kryeministri Zaev.

Gjithashtu u shpreh falënderim për respektin e shprehur drejt tyre dhe iniciativës së tyre.