Kryeministri Zaev në takim me Mogerinin në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 74-të të KB-së: Presim fillim të negociatave me BE-në si rezultat të suksesit të përbashkët

Menjëherë pas arritjes në Nju Jork, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 74-të të Kombeve të Bashkuara, Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev mori pjesë në darkën që për shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e organizoi Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, në misionin e Bashkimit Evropian në KB.

 

 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së gjatë darkës theksoi se mbeten vetëm disa javë deri te Samiti i Këshillit Evropian në tetor, kur për Maqedoninë e Veriut pritet vendim pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në.

 

Gjatë diskutimit në darkë, Kryeministri Zaev theksoi se kjo është periudhë kyçe për vendin tonë dhe se të gjitha përpjekjet janë të fokusuara në ruajtjen e frymës pozitive te të gjitha vendet anëtare të BE-së për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut  gjatë hapjes së negociatave me BE-në.

 

Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005,  rekomandimeve pozitive të njëpasnjëshme nga Komisionit Evropian dhe konkluzioneve pozitive të Këshillit Evropian në vitin 2018 dhe vitin 2019, si dhe për rezultateve të arritura dhe të njohura, Maqedonia e Veriut është e përgatitur ti fillojë negociatat me BE-në pa prolongim të mëtejshëm.

 

Fillimi i negociatave do të jetë sukses edhe i Maqedonisë së Veriut edhe i BE-së, si rezultat i arritjeve të përbashkëta gjatë procesit para-aderues, theksoi Kryeministri në darkën që për shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e organizoi Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, në misionin e BE-së në KB.

 

Pjesëmarrja e delegacionit qeveritar në Asamblenë e Përgjithshme të 74-të të KB-së zyrtarisht fillon sot me pjesëmarrjen në punën e samiteve kushtuar ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes shëndetësore universale..