Kryeministri Zoran Zaev në shoqëri të zëvendëskryeministrit të angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, realizoi takim me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas.
Në takim, të dy kryeministrat theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën gatishmëri për intensifikimin e tyre me zgjerimin e bashkëpunimit në disa plane.
Kryeministri Zaev iu falënderua kryeministrit estonez për mbështetjen dhe për nënshkrimin e Protokollit për aderimin të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO.
Në takim, bashkërisht u vlerësua se samiti i Këshillit të Evropës në tetor është me rëndësi thelbësore për Maqedoninë e Veriut kur pritet të përmbushen premtimet për datë për fillim të negociatave aderuese, dhe se Estonia do të vazhdojë me mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në këtë drejtim.
Dy kryeministrat, u dakorduan se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit bëri progres të jashtëzakonshëm në reformat brenda, si dhe përparim në realizimin e standardeve në procesin për inkuadrim në BE, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me institucionet evropiane.
Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë, Zaev dhe Ratas shprehën angazhim për ta nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve në planin e tregtisë dhe sektorit të informatikës, posaçërisht për shkak të përvojave të jashtëzakonshme të Estonisë.