Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 155-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, me fillim në orën 12:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt të 155-të me më shumë pika në rend të ditës nga Programi i saj për punë në interes të qytetarëve.

 

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet informacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për realizimin e projektit “Mbështetje e federatës së aviacionit” me propozim të Shoqërisë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhënie e shërbimeve në navigacionin ajror M-NAV SHA Shkup.

 

Me propozim të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RMV-së ministrat do të shqyrtojnë informacionin për zgjerimin e Marrëveshjes ndërmjet RMV-së dhe organizatorëve të EXPO Dubai 2020.

 

Në rendin e ditës të mbledhjes së 155-të do të shqyrtohet edhe propozim- ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi dominuese shtetërore, i propozuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

 

Ministrat do të shqyrtojnë informacionin për kyçje të shkollave në nismën për vetë-reflektim gjatë shfrytëzimit të teknologjisë digjitale në procesin arsimor nëpërmjet përdorimit të mjetit Selfie i cili tanimë përdoret në 35 vende dhe është i përpunuar nga ana e Qendrës Hulumtuese të Përbashkët në Komisionin Evropian (Join Research Centre – JRC).