Kryeministri Zaev në intervistë për servisin publik: Kemi mbështetjen e shumicës së qytetarëve dhe vendeve anëtare të BE-së, nuk ekziston vend anëtar i BE-së i cili ka problem me Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev në intervistë për servisin publik shprehu kënaqësi për mbështetjen e dhënë për realizimin e proceseve euro-integruese dhe euro-atlantike gjatë takimeve të realizuara me më tepër liderë evropian dhe botëror, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, me rastin e pjesëmarrjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

 

“Këtu e shfrytëzojmë rastin të shihemi me të gjithë liderët, patëm takim me një pjesë të liderëve evropianë, një pjesë të liderëve botërorë, me qëllim që ta zhvillojmë pozitën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe ta përshpejtomë dhe garantojmë vendimin të cilin e presim nga Këshilli Evropian”, theksoi Kryeministri Zaev në Nju Jork duke shtuar se këtë vizitë e ka shfrytëzuar për takim me të gjithë liderët eminent gjatë sjelljes së vendimeve për realizimin e proceseve integruese të vendit në NATO dhe BE.

 

Kryeministri Zaev pozitivisht vlerësoi takimin e parë me homologun e tij grek, Kryeministrin Kirjakos Micotakis me të cilin kanë biseduar për drejtimet e ardhshme të ndërtimit të marrëdhënieve miqësore dhe implementimin e obligimeve të të dyja vendeve, të cilat janë të nevojshme për realizimin e Marrëveshjes, ndërsa që janë të rëndësishme, siç theksoi, për shkak të përforcimit të miqësisë. Në takimin e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është biseduar edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

 

Në intervistën për servisin kombëtar Kryeministri Zaev thekson se është veçanërisht e rëndësishme se vendi ynë e ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve dhe prej vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe se nuk ekziston ndonjë vend-anëtar i BE-së, që ka ndonjë problem me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në pyetjen, a ka Plan B, përveç anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian për vendin, Kryeministri Zaev në mënyrë kategorike tha se nuk ka nevojë për plan B.

“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë plan B. Në anketat e fundit pamë se afërsisht 83 për qind e qytetarëve janë për integrimin në Bashkimin Evropian. Kështu që ne politikanët nuk duhet as të mendojmë për çfarëdo lloj planesh të tjera. Ai është plani ynë”, theksoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se jetojmë me vlerat evropiane, të cilat do t’i avancojmë edhe përmes negociatave edhe përmes kapitujve do ta transformojmë sistemin që të bëhet sistem evropian, ndërsa të gjithë ne qytetarë evropianë.

“Të gjitha vendet janë për ne. Mbeten vetëm disa vende, të cilat ndoshta janë të njohura për opinionin, të cilat deri në fund nuk u deklaruan. Një pjesë e madhe prej tyre, nuk e problematizojnë Maqedoninë e Veriut, tërë atë që është bërë. Një pjesë e vendeve, kanë diskutim rajonal për qasjen e përgjithshme ndaj integrimeve. Është shumë me rëndësi që nuk ekziston ndonjë vend-anëtar i BE-së, që ka ndonjë problem me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë, të gjitha ato konfirmojnë, se ajo që është pritur prej nesh, është përmbushur. Tani, debati i brendshëm, diskursi që ekziston mes liderëve, ndodhë, Prandaj jemi ne të pranishëm, ndërkaq edhe njëherë ua potencojmë të gjitha gjërat që ndodhën edhe në pjesën e reformave edhe në pjesën e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë, efektet që i kemi me implementimin e ligjeve, si lufta kundër korrupsionit, sundimi i së drejtës, kthimi i shtetit juridik dhe pavarësia e gjyqësisë. Të gjithë ato janë hapat tanë drejt BE-së, do të thotë nuk janë vetëm ligje të sjellura, se implementohen. Por, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për fat, bëhet fjalë për punë përfundimtare të cilat janë shembull madje edhe për Bashkimin Evropian, ajo që ne e bëmë në vendin tonë”, vlerësoi kryeministri Zaev.

Lidhur me porosinë kryesore, të cilën do ta dërgojë të enjten gjatë fjalimit të tij, në sesionin e 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Kryeministri Zaev nënvizoi se ajo i përmban të njejtat vlera dhe qëllime, me të cilat Qeveria është e preokupuar brenda.

“Ajo është lufta kundër varfërisë, ndryshimeve klimatike, luftës për ekologji më të mirë çdokund, sigurimi i arsimit më cilësor për të gjithë, progresi dhe prosperiteti ekonomik”, tha Kryeministri Zaev në intervistën dhënë në Nju Jork, duke potencuar se shteti ynë jep kontributin e vet me participimin në nivel botëror për t’u arritur këto vlera të zhvillimit të qëndrueshëm të KB-së, si pjesë përbërëse e preokupimit të të gjitha institucioneve në shtet.