Kryeministri Zaev mbajti fjalim në Dialogun e liderëve në Samitin për qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm: Është përgjegjësi e jona parësore ta sigurojmë këtë rrugë për plotësimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti fjalim në Dialogun e liderëve, në kuadër të Forumit të nivelit më të lartë në Samitin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, si pjesë e programit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.
 
Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Zaev potenconi se miratimi dhe implementimi i agjendës universale dhe agjenda transformuese për zhvillim të qëndrueshëm është me rëndësi të madhe në botën e ndryshimeve aq thella dhe të shpejta sa që asnjë vend nuk mund të qëndrojë vetë.

“Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm nga viti 2030 njeh këtë dhe siguron kornizë të dobishme universale për forcimin e veprimit kolektiv drejt qëllimeve dhe sfidave të përbashkëta. Prosperiteti i përbashkët dhe plotësimi i përgjegjësive tona ndërmjet gjeneratave mund të arrihet vetëm mes partneritetit të përbashkët që përfshin të gjitha vendet dhe të gjitha palët e interesuara”, theksoi Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij kushtuar Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm 2030 të Kombeve të Bashkuara, dhe informoi Forumin në të cilin morën pjesë një numër i madh i shefave të qeverive dhe liderë, se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mes Këshillit nacional për zhvillim të qëndrueshëm e konfirmoi angazhimin në implementimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030 dhe theksoi rëndësinë e  integrimit për qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm në dokumentet nacionale strategjike dhe planet lokale.

 

Kryeministri Zaev gjatë fjalimit njoftoi liderët e Forumit se Qeveria e RMV-së në periudhën 2018-2020, identifikoi pesë qëllime prioritare për zhvillim të qëndrueshëm: SDG 1 – Pa varfëri, SDG4 – arsim cilësor, SDG8 – punë të denjë dhe rritje ekonomike, SDG 13 – Aksion klimatik dhe SDG16 – Institucione të fuqishme për paqe dhe drejtësi, të cilat, njëkohësisht janë aktivitete prioritare dhe masa të përkufizuara në programin Qeveritar.

 

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme, RMV-ja në mënyrë intensive do të përkushtohet në procesin për aderim në anëtarësim në BE, dhe duke konsideruar se Agjenda 2030 për qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm është në drejtim të njëjtë, përfaqëson mundësi të shkëlqyer që të krijojmë politika të shëndetshme publike për zbatimin e tyre efikas në të ardhmen dhe për realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

 

Që një pjesë e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm tanimë zbatohen në një pjesë të politikave të Qeverisë së RMV-së, Kryeministri Zaev potencoi masat dhe reformat me të cilat drejtpërsëdrejti i kthejmë paratë e buxhetit të qytetarëve tanë dhe me këtë ulet pabarazia dhe u ndihmohet atyre që më së shumti kanë nevojë për ndihmë financiare.

 

“Të ulet pabarazia dhe të mos lëmë asnjë pas nesh, është parimi kryesor i Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Zbatimi i suksesshëm i reformave sociale mundësoi madje 30.000 amvisëri apo rreth 120.000 qytetarë të marrin ndihmë sociale më të lartë se mesatarja për 300 për qind në krahasim me vitin 2016. Mbështetja për të rinjtë është një nga prioritetet tona si vend. Sigurimi i kushteve të volitshme për përmirësim, zhvillim dhe punësim të të rinjve janë të dukshme përmes Planit tonë operativ për punësim. Qeveria siguroi 17.9 milionë euro për këtë vit dhe kjo është shuma më e madhe deri më tani, tre herë më e madhe në krahasim me vitin 2014, e ndarë për masat për punësim të të rinjve” tha Kryeministri Zaev në Forumin e nivelit më të lartë të Samitit për zhvillimin e qëndrueshëm, si pjesë e programit së 74-të KB-së dhe shtoi se RMV-ja është vendi i vetëm i cili nuk është anëtar i BE-së dhe dha garanci për të rinjtë. Kjo masë është pjesë e politikave evropiane dhe ka për qëllim që të rinjve  në afat prej katër muajsh nga data e regjistrimit në Agjencinë për Punësim tu sigurojë ofertë cilësore për punësim, arsim të vazhdueshëm dhe trajnime ose punë në praktikë.

 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së i njoftoi të pranishmit në dialogun e liderëve për krijimin e vendeve të reja të punës bashkë me punëdhënësit me masat për nxitjen e zhvillimit dhe inovacioneve të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që të krijohen vende pune më mirë të paguara.

 

“Ne si Qeveri besojmë se investimi në kompani për inovacione dhe kompani startap do t’i mbajë të rinjtë në vend dhe do ta zvogëlojë migrimin ekonomik. Me qëllim që ta demonstrojmë politikën tonë të qartë dhe gatishmërinë për t’i ndjekur idetë e të rinjve në zhvillimin e biznesit të tyre, së bashku me mbështetje të Bankës Botërore e rritëm shtatë herë portofolin e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik me shumë prej 39 milionë euro”, theksoi Kryeministri Zaev në dialogun e liderëve në kuadër të Forumit në nivel më të lartë të Samitit për qëllimit për zhvillim të qëndrueshëm, si pjesë e programit të Asamblesë së Përgjithshme të 74-të të KB-së.

 

Kryeministri Zaev njoftoi se në përputhje me SDG13, përpiqemi të krijojmë masa që i mbështesin vendet e “gjelbra” të punës dhe implementimin për efikasitet energjetik në ndërtesat dhe furnizimin me sasi të ulët të karbonit.

 

“Qeveria e përfundoi përgatitjen për inkuadrim në Fondin e gjelbër klimatik dhe do ta zhvillojë projektin për gazpërçuesin që do të aplikohet për mbështetje nga fondi. Kjo del edhe nga përgjegjësia jonë primare që ta sigurojmë kësaj radhe për realizim të qëllimeve tona për zhvillim të qëndrueshëm. Republika e Maqedonisë së veriut e konfirmon angazhimin e vet për zbatimin e Agjendës për vitin 2030, dhe në atë drejtim financat publike, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, ndihma donatore e koordinuar mirë, do të luajnë rol kyç në sigurimin e shërbimeve themelore dhe të mirave publike në mënyrë që ta mundësojnë implementimin e qëllimeve”, tha kryeministri Zaev.

 

Në përfundim të fjalimit të tij, Kryetari i Qeverisë së RMV-së përkujtoi se realizimi i qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm është vizion i përbashkët i botës dhe meritojnë ta përshpejtojmë zbatimin e tyre.

 

“Agjenda 2030 është premtimi ynë para fëmijëve tanë dhe të rinjve sot, se ata do ta arrijnë potencialin e tyre të plotë njerëzor dhe do ta sjellin flakadanin për zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratën e ardhshme. Vendosmëria jonë është të shkojmë përpara sepse çdo kontribut inspiron shpresë”, theksoi kryeministri Zaev në fjalimin e tij në Forumin e nivelit më të lartë të Samitit për qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm, si pjesë e programit të sesionit të 74-t të Asamblesë së përgjithshme të KB-së.