Kryetari i Qeveris së RMV-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Peka Havisto, ministër për Punë të Jashtme në Finland.
Në takim janë përcjellur përshëndetje nga Kryeministri Finlandez Anti Rine deri tek Kryeministri Zaev, është shprehur mbështetje e fuqishme për zgjerimin e BE-së, si dhe mbështetje e fuqishme nga Finlanda, e cila kryeson me Këshillin e BE-së, për vendim pozitiv në tetor në Samitin e BE-së, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut pret datë për fillimin negociatave me BE-në.
Në takim është konstatuar progresi në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë dhe u shprehë mbështetje që ky proces të vazhdoj.
Gjithashtu u kumtua se Finlanda ka respekt të madh për Marrëveshjen e Prespës si një zgjidhje të çështjes dypalëshe të arritur në mënyrë paqësore.
Kryeministri Zaev u falënderua për miqësinë dhe mbështetjen e sinqertë nga ana e Finlandës për RMV-ën dhe për proceset euro-integruese, veçanërisht gjatë periudhës së vendimit të shumëpritur të rëndësishëm për vendin tonë.
“Takimi i sotëm është historik për shkak se ndodh në momente kur Finlanda kryeson me Këshillin e BE-së, ndërsa RMV-ja për 15 ditë, pret nga Këshilli i BE-së vendim pozitiv dhe të qartë për fillimin e negociatave me BE-në. I bëmë reformat e rëndësishme me konsensus me opozitës, i zgjidhim çështjet dypalëshe me fqinjët përmes një shembulli të rrallë të marrëveshjes dhe politikave të dialogut dhe zgjidhjeve, jemi të vendosur për të respektuar vlerat evropiane. Kontribuojmë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal i cili rezulton me zhvillimin e tregtisë, shënojmë rritje të ekonomisë, investime të reja, vende të reja pune, paga më të larta. Treguam rezultat dhe vlerësojmë se si vend meritojmë që BE-ja të kthej një vendim pozitiv i cili do të jetë motivacion që të vazhdojnë ndryshimet pozitive në vend njëherit kjo dot jetë mesazhi i mirë për perspektivat euro-integruese të rajonit,” tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se shteti ynë është përcaktuar edhe në zbatimin e e praktikave të mira evropiane në fusha specifike të zbatueshme në vend dhe në këtë drejtim njoftoi për përcakitimin me çka të zbatohen përvojat e suksesshme finlandeze në arsim si dhe praktikat e suksesshme nga vendet nordike në fushën e inovacioneve, digjitalizimit dhe teknologjive e të reja.
Në takim është konstatuar bashkërisht se janë të rëndësishme dhe do të vazhdojnë tvining programet me Finlandës të mbështetura nga BE-ja për shtetin tonë.
Gjithashtu, u theksua që Finlanda nuk është vend anëtar i NATO-s, por ka bashkëpunim të ngushtë me Aleancën dhe me vendet anëtare dhe se pritet anëtarësim i barabartë i RMV-së në NATO, të kontribuoj në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, por edhe të hap mundësi për përforcimin e bashkëpunimit në këtë plan në mes të dyja shteteve.