Kryeministri Zaev në seancën për pyetje të deputetëve: Jemi në prag të vendimit historik për fillimin e negociatave me BE-në, pres që Bullgaria dhe Greqia të luftojnë për këtë

Kryetari  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ju përgjigj pyetjeve të deputetëve  në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin  të Republikës së Maqedonisë  së Veriut.

 

Kryeministri Zaev tha se pret një vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor, kur shteti ynë pret  vendim për  datë për fillimin e negociatave me BE-në, dhe se Republika Bullgaria dhe Republika e Greqisë. do të zotohen ta bëjnë këtë.

Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë i garantojnë çështjet e identitetit. Jemi në prag të vendimit historik për fillimin e negociatave me BE-në. Po rrjedh procesi i NATO-s. Punojmë realisht, jo vetëm që të mos ketë kurrfarë bllokadash nga fqinjët, por pres nga të dyja anët që të jenë “avokatë” dhe të luftojnë që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave”, tha kryeministri Zaev në lidhje me pyetjen e deputetëve, që ka të bëjë me punën e komisioneve të përbashkëta për çështje historike dhe arsimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

"Unë besoj se do t'i arrijmë zgjidhjet, përmes komiteteve, në mënyrë të kujdesshme, përmes fakteve të deritanishme, por do t'i lëmë dyert të hapura për gjeneratat e ardhshme për të studiuar dhe konstatuar. Unë besoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje, "shtoi kryeministri Zaev.

Besoj se  dеri në fund do ti  arrijmë zgjidhjet, përmes komisioneve, në mënyrë të kujdesshme, përmes fakteve të deritanishme, por do t'i lëmë dyert të hapura për gjeneratat e ardhshme për të studiuar dhe konstatuar. Besoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje, "shtoi kryeministri Zaev.

Ai i informoi deputetët edhe për bisedën në Nju-Jork me kryeministrin grek, Kirjakos Micotakis.

Detyrimi për zbatimin e Marrëveshjes mbetet,  kemi folur për të ardhmen, ne vazhdojmë të ndërtojmë miqësi edhe me Greqinë dhe kjo të sjell përfitime ekonomike," tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev theksoi se komisionet që zbatojnë marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë nuk kanë për qëllim të vendosin të vërtetën historike, pasi historia është materie e gjallë, por nëse diçka është e dokumentuar dhe pranuar historikisht nga të dy palët, në mes saj të ndërtohet miqësi dhe jo diçka që na ndan. Komisionet, siç tha kryeministri Zaev, me marrëveshjet, synojnë të përcaktojnë faktet e deri më tanishme jo të vërtetat absolute, dhe të ndërtojnë miqësi, "dhe këtë duhet ta bëjmë atë".

Kryeministri Zaev paralajmëroi një takim me Komisionin e vendit tonë, i cili po diskuton me Komisionin Bullgar, për të parë nëse një zgjidhje është e mundshme shpejt, dhe tha se pas Këshillit Evropian, komisionet për vendime do të inkurajohen në përputhje me marrëveshjet me dy fqinjët.

 

 

 

 

 

 

"Interesi ynë është anëtarësimi në BE dhe NATO, ai sjell përfitime ekonomike. Nëse dikush nised për bllokad, Plani B është ta kthejmë Planin A. Pas konferencës së Qeverisë, marrëveshjet do të vazhdojnë të zbatohen. Është e rëndësishme që të mos ketë papërcaktueshmërisë në lidhje me identitetet, kryeministri bullgar Boyko Borisov foli në Shkup për popullin maqedonas, kjo është diçka në mes së cilës shohim miqësi. Përmes aspektit të shqyrtimit të kujdesshëm të bisedave, ne përpiqemi t'i kuptojmë edhe ata gjithashtu. Një marrëveshje mund të arrihet nëse të dy palët mund ta mbrojnë atë në vend. Të ruajmë dinjitetin tonë, të jemi shtete moderne evropiane, me popuj  moderne evropiane, ku shkëlqen shumëllojshmëria, por edhe respekti i ndërsjellë,” tha kryeministri Zaev.

 

Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi rëndësinë e marrëveshjeve të vendit tonë me Bullgarinë dhe Greqinë si sigurim i së ardhmes.

"Ti mbajmë të rinjtë, kjo  na çoi të marrim vendime," tha ndër të tjera  Kryeministri Zaev, në përgjigje të  pyetjeje  deputetëve  në Kuvend.