Kryeministri Zaev në konferencën ndërkombëtare “Gratë në industri”: Vajza dhe gra ekonomikisht të forta më lehtë do të realizojnë të drejtën e tyre natyrore të jenë të barabarta në zgjedhjen e vendeve të punës dhe të jenë në pozita udhëheqëse

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në hapjen e konferencës ndërkombëtare dyditëshe “Gratë në industri: Liderët avancojnë barazinë gjinore”, organizuar nga Institucioni i Inxhinierisë të Maqedonisë dhe EVN Maqedoni.

Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zaev.

“Kam nder të veçantë që për së treti herë jam i ftuar të mbaj fjalim në këtë konferencë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Qëllimi i saj: Ngritja e vetëdijes për rëndësinë e barazisë gjinore në biznes komunitetin dhe industrinë, duke identifikuar strategji dhe programe për mundësi të barabarta në industri, me theksimin e imperativit ekonomik për krijimin e përfshirjes gjinore dhe rritjes gjithëpërfshirëse, është në thelb të politikave për barazi gjinore në RMV.

Si vend anëtar i bashkësisë ndërkombëtare, vendi ynë mori për obligim ti zbatojë masat e duhura për të realizuar Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030.

E filloj këtë fjalim me përkujtimin e këtyre detyrimeve sepse pothuajse në çdonjërën nga 17 qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm përmendet gratë dhe vajzat. Kjo tregon se asnjë nga qëllimet humane dhe të civilizimit nuk do të realizohet në]se nuk i përfshin vajzat dhe gratë si faktor kyç për realizim, apo si grupe me të cilat kanë të bëjnë Qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Kjo ka të bëjë me ndërprerjen e varfërisë, ndërprerjen e urisë dhe qasjen deri te ushqimi i shëndetshëm, sigurimin e jetës së shëndetshme dhe mirëqenies për të gjithë, qasjes deri te arsimi cilësor gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë, për barazi gjinore dhe për inkurajimin e grace dhe vajzave në realizimin e të drejtave të tyre, për promovim të rritjes ekonomike përfshirëse dhe të qëndrueshme me shanse të barabarta për punësim dhe për paga të barabarta për të gjithë.

Asnjë nga këto qëllime nuk do të realizohet nëse nuk i përfshin gratë dhe vajzat.

Këto qëllime janë thelbësore dhe paraqesin vlerat të cilat i përfaqësojmë, për të cilat luftojmë dhe të cilat duam ti shohim të realizuara.

Pa përjashtim dhe shumë më shpejtë se afati i Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së – 2030, mund të realizojmë përqindje të madhe të këtyre qëllimeve.

Unë sot dua të flas për këtë: Gjithë ne duhet të japim më të mirën nga ne dhe kontributin tonë për realizimin e barazisë së plotë, barazisë të pakushtëzuar të grave dhe vajzave.

Sepse – askush nuk guxon të jetë i neglizhuar – thotë thirrja kyçe e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së.

Asnjë vend nuk mund të lejojë të lë pas vete gjysmën e popullsisë së tij. Kjo nuk duhet të jetë e pranueshme për asnjë.

Nuk do të ndalemi derisa plotësisht nuk e anulojmë diferencën e punës mes meshkujve dhe femrave.

Nuk do të ndalojmë me zbatimin e politikave për barazi gjinore, derisa nuk sigurojmë se vajzat dhe gratë kanë të drejta absolute të barabarta të avancohen në karrierën e tyre të punës dhe të jenë të  zgjedhura në pozicionet më të larta të punës.

Nuk ka asnjë arsye që të jetë ndryshe.

Reduktimi i dallimit gjinor në paga, në nivel makroekonomik, mund të kontribuojë për zhvillim më të madh ekonomik.

Barazia në tregun e punës mund ta nxis motivimin, kurajën dhe kyçjen e grave dhe do të kontribuojë dukshëm në rritjen afatgjate të ekonomisë.

Kur gratë humbin – të gjithë humbim.

 

Prandaj duhet të jetë e qartë: Përforcimi ekonomik është përgjigja e shumë çështjeve me të cilat përballën vajzat dhe gratë.

Vajzat dhe gratë e fuqishme në ekonomi më lehtë do të përballen me varfërinë, me dhunën dhe diskriminimin, me realizimin e të drejtës së tyre natyrore të jenë të barabarta në zgjedhjen e vendeve të punë dhe të drejtës së tyre të jenë në pozita udhëheqëse.

Vajzat dhe gratë duhet të kenë të drejtën e ngritjes së zërit, të drejtën e zgjedhjes dhe pjesëmarrjes së barabartë në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të saj.

RMV është e obliguar ta sigurojë këtë. Me politika të vazhdueshme për barazi gjinore dhe me realizimin e obligimeve nga konventat dhe deklaratat ndërkombëtare të pranueshme.

Të mos harrojmë: Kur angazhohemi dhe kur ndërtojmë botë më të mirë për gratë, në fakt ndërtojmë botë më të mirë për të gjithë.

Këto ndryshime duhet ti bëjë gjenerata jonë. Pse duhet tua lëmë realizimin e këtyre qëllimeve fisnike gjeneratave të tjera?!?

Këto janë qëllimet tona dhe kjo duhet të jetë arritja jonë!!!

Uroj sukses të përbashkët në këtë qëllim!!!

 

Falemnderit.“