Kryeministri Zaev dhe Kryetari i Këshillit Evropian Tusk: Maqedonia e Veriut dhe qytetarët i përmbushën të gjitha kushtet për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave

Në një atmosferë miqësore dhe bisedë të sinqertë sonte në Bruksel u realizua takimi mes Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

 

Në takim, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, u bisedua për pritjet aktuale në lidhje me takimin e nesërm të Këshillit Evropian.

Në takim u njohën edhe u konfirmuan të gjitha sukseset që Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur për dy vjet e gjysmë dhe njëzëri u konkludua që vendi ynë dhe qytetarët kanë përmbushur të gjitha kushtet për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave, duke bërë hapa të guximshme dhe reforma serioze.

 

Gjatë bisedës në takimin në Bruksel mbizotëroi pritje e përbashkët që liderët e vendeve anëtare të BE-së në mbledhjen e nesërme të përpiqen të arrijnë një zgjidhje konsensuale në lidhje me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut.