Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryetari i KE Timmermans: Arritjet e Maqedonisë Veriore duhet të respektohen me vendimin për fillimin e procesit të negociatave

Bashkimi Evropian tani duhet të ndërmarrë hapin vendimtar dhe të marrë vendimin për fillimin e negociatave për  aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ky do të jetë një mesazh i fortë për vendet e tjera të rajonit që marrjen e vendimeve të vështira dhe të përgjegjshme si dhe proceset e thella të reformës është një investim për një të ardhme më të mirë, është pozicioni i përbashkët i takimit të sotëm të Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Nënkryetarit të Komisionit Evropian, France Timmermans.

Kryeministri Zaev, në këtë takim në të cilën mori  pjesë edhe zëvendëskryetari i  Qeverisë në Maqedoninë e Veriut i ngarkuar  për çështjet Evropiane, Bujar Osmani, në emër të tij dhe në emër të popullit të vendit tonë, shprehu falënderimet  për mbështetjen e institucioneve të BE-së dhe shtetet anëtare, për proceset e integrimit në BE dhe reformat e brendshme.

"Një vendim pozitiv i udhëheqësve evropianë për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore është një përgjigje logjike për  njohjen  e rekomandimeve të deritanishme të vendit dhe një shtysë e fortë për vazhdimësinë e reformave që synojnë arritjen e standardeve evropiane", tha kryeministri Zaev në takim.

 

Ai theksoi se çdo vonesë në fillimin e negociatave do të hap hapësirë për ndikimin e palëve të treta, për të cilat vlerat demokratike nuk janë përparësi.

 

Nënkryetari i Komisionit Evropian Timmermans, nga ana e tij, theksoi se politikat dhe arritjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë për tu respektuar dhe mbështeten fuqimisht nga institucionet evropiane dhe shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së që janë në në fillim të procesit negociues për anëtarësim.