Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, marrin pjesë në takimin e organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë, me temë “Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë sesion të punës marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë në rajon, përfaqësues të Komisionit Evropian, të organizatave nga Evropa, si dhe pjesëmarrës nga organizatori, Forumi Ekonomik Botëror.
Qëllimi i takimit është në funksion të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik mes shteteve të rajonit, proces ky i cili vazhdon dhe intensifikohet.
Përvojat e ekspertëve dhe mbështetja e Forumit Ekonomik Botëror janë veçanërisht të rëndësishme në kushte kur ka nevojë për inovacione, investime në potencialin njerëzor në vendet e Ballkanit Perëndimor, nxitje të konkurrencës së kompanive vendase, në funksion të zhvillimit rajonal.
Në fokus të diskutimeve në sesionin e punës, sipas paralajmërimeve, janë klima ekonomike por edhe politike në Evropë, gjegjësisht sfidat dhe mundësitë në plan politik dhe ekonomik, me qëllim të zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në frymën e agjendës pozitive për ardhmërinë e rajonit.