Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor pjesëmarrës në mbledhjen rajonale në Ohër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, dhe ministrja e Ekonomisë në Malin e Zi, Dragica Sekuliç, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp ku informuan për rezultatet e takimit ku fokusi ishte në avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi përmes heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapital.
Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij theksoi se ky takim, si dhe iniciativat e identifikuara në planin për masat prioritare, aspak nuk është alternative e aspiratave të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, si dhe kjo edhe më tutje mbetet qëllimi kryesor i shteteve nga rajoni.
Заклучоци од Регионалниот состанок за Западен Балкан, Охрид, 9-10 ноември 2019
“Folëm për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së të gjithë qytetarëve tanë për realizimin e Ballkanit Perëndimor në shekullin 21. Rajon ku qytetarët, veçanërisht të rinjtë do ti njohin potencialet për ardhmërinë e tyre në rajon. Plani i veprimit me prioritete në të cilat do të përkushtohemi në periudhën e ardhshme është sigurimi i kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime. Për krijimin e parakushteve për punën 24 orëshe të kufijve me kontrollet doganore në një pikë si dhe për njohje reciproke të kontrolleve fitosanitare të produkteve që lëvizin në rajon për të siguruar transport të shpejtë dhe të sigurt, të arrijnë në tregjet në kohë optimale për çka në masë të madhe do të ndihmojnë edhe në korsi të shpejta për kamionët”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se bashkëpunimi rajonal, përfshirë edhe bashkëpunimin e përforcuar ekonomik janë pjesë integrale e përpjekjeve për të siguruar avancim, prosperitet ekonomik dhe lehtësim në komunikimin mes njerëzve.
“Kemi dokument i cili garanton ofertë për një spektër të gjerë për qytetarët në rajon, siç është njohja e kompetencave profesionale e qytetarëve në të gjithë rajonin, në mënyrë që ata të kenë një qasje të barabartë në tregun e punës në të gjitha vendet e rajonit. Këto nisma janë plotësisht në përputhje me planin shumëvjecar të veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale, si dhe me nismat e tjera rajonale, dhe pranojnë rolin e Procesit të Berlinit si një nxitës të rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev.
“Jam i bindur që këto përpjekje janë në mbështetje të ambicieve tona për anëtarësim në BE. Jam gjithashtu plotësisht i bindurse kjo iniciativë, masat dhe rezultatet konkrete do të krijojnë vëmendje pozitive si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në secilin shtet anëtarë të BE-së. Kjo iniciativë do të na faktorizojë si një rajon edhe në çdo vend të Ballkanit Perëndimor edhe më tej në procesin e anëtarësimit në BE ", tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se kjo përshtypje tashmë është konfirmuar në Ohër me mirëkuptim dhe mbështetje për iniciativën e cila është e njohur nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, si dhe përfaqësuesit e institucioneve financiare Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Botërore.
Në konferencën për shtyp të gjithë liderët e tjerë u pajtuan se kjo iniciativë dhe masat e dakorduara janë thelbësore për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal në fushat me interes të përbashkët, dhe shprehën pritshmëri optimiste për një pjesëmarrje më të theksuar të të gjitha vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor në takimin e ardhshëm rajonal në Durrës muajin e ardhshëm.
Takimi rajonal i ballkanit perëndimor 6 - Konkluzat e kryesuesit - 10 nëntor 2019