Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministrja e Financave, Nina Angelovska, u takua sonte me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga Bergljot Bjorson Barkbu shefja e misionit të FMN në vend.
Në takim bashkërisht është konstatuar se klima e qëndrueshme politike, reformat e mira, forcimi i kapaciteteve institucionale, administrata efikase, stabiliteti fiskal janë thelbësore për zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Është vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një kontekst të fortë të zhvillimit ekonomik. U notua ulja e papunësisë. Është rënë dakord që politikat racionale prodhojnë rezultate të parashikueshme.
Kryeministri Zaev i sqaroi masat e marra nga Qeveria për rritjen e pagave, siç është ngritja e pagës minimale, e cila pritet të rrisë më tej spiralen e rritjes së pagave, subvencionimin e kontributeve për të motivuar rritjen e pagave në vend, masat kundër ekonomisë gri, miratimi i politikave tatimore, iniciativat për të rritur investimet kapitale, për të mundësuar motivimin e rritjes ekonomike.
"Para nesh është një periudhë e rëndësishme politike dhe ekonomike. Integrimet e suksesshme ndikon drejtpërdrejt për interes më i lart tek investitorët e huaj për të investuar në vend dhe inkurajimin për investim në ndërmarrje vendore të vogla dhe të mesme. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për masa fleksibël për të gjithë investitorët. Ne jemi duke forcuar kapacitet administrative për të lehtësuar realizimin e investimeve kapitale. Përmes strategjisë për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të teknologjive të informatike i motivojmë të rinjtë të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Ne e dimë që ende ka shumë punë para nesh, por të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ngritjen e standardit të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë ", tha kryeministri Zoran Zaev në takimin me përfaqësuesit e FMN-së të cilët janë në vizitë të rregullt vjetore.