Kryeministri Zaev: Dinamika e re e punës së Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse është bazë e mirë për optimizëm për thellimin e marrëdhënieve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot mbajti fjalim në Forumin e Biznesit kushtuar bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të shoqatave afariste të vendit tonë dhe Federatës Ruse.

 

Në forumin në të cilin përveç biznesmenëve nga Rusia, morën pjesë edhe zëvendësministri për Industri dhe Tregti i Federatës Ruse, Aleksej Gruzdev, i cili njëkohësisht do të udhëheqë delegacionin rus i cili sot dhe nesër do të merr pjesë në sesionin e 9-të të Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim tregtar – ekonomik dhe shkencor-teknik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse.

 

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Zaev theksoi se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse janë tradicionalisht miqësore dhe ato i karakterizon fryma pozitive, por edhe një potencial i pashfrytëzuar, i cili duhet të jetë përcaktues i drejtimit se kah duhet të lëvizin marrëdhëniet në bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen.

 

“Në këtë drejtim veçanërisht gëzon fakti që në dialogun në Komisionin ndërqeveritar për bashkëpunim tregtar-ekonomik dhe teknik-shkencor mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, nga ky vit është vendosur një dinamikë e re. Kjo është një bazë e mirë për optimizëm të arsyeshëm për thellimin e bashkëpunimit”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se si mbështetje e këtij optimizmi është edhe fakti se të dyja palët në komision kanë rënë dakord që përveç bashkëpunimit në fushat e deritanishme në energjetikë, transport dhe bujqësi, bashkëpunimi të zgjerohet edhe në fushat tjera si dhe të formohen grupe të veçanta pune në të gjitha fushat që paralajmëron shumë punë konkrete dhe vendimmarrje efikase në interes të të dyja vendeve dhe qytetarëve tanë.

Kryeministri Zaev gjatë fjalimit në Forumin e Biznesit, në të cilin Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Trajan Dimkovski, potencoi se eksporti i mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse mund të jetë më i madh, bashkë me ngecjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta nga Federata Ruse në vendin tonë, natyrshëm dëshmon për drejtimet se ku duhet të zhvillohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

 

“Do të veçoj një nga fushat që ofrojnë mundësi të reja për bashkëpunim – Energjetika. Potenciale të veçanta në këtë fushë hapen me ndërtimin e infrastrukturës primare për gazifikim, pas së cilës vijojnë mundësitë për investim dhe partneritet në projektimin dhe ndërtimin e sistemit shpërndarës të gazit natyror në gjithë territorin e vendit tonë”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se potencialet e turizmit dhe bujqësisë janë shumë të mëdha si dhe bashkëpunimi i mirë tradicional në kulturë dhe arsim.

 

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, në fjalimin e tij theksoi se bashkëpunimi ekonomik fillon me relacionin njerëzor dhe me njohjen e sipërmarrësve mes vete në konferencat e bizneseve siç është kjo sot në Shkup. Ai theksoi se në veçanti shtetet e vogla, siç është RMV-ja, patjetër duhet të jenë ekonomikisht të hapura drejt botës, nëse duan të përparojnë .

 

“Apeloj deri te të gjithë sipërmarrësit në vendin tonë të kuptojnë që Rusia është treg i madh, i cili mund të absorbojë prodhime të reja dhe të vendosin sa më shumë komunikim dhe ditën e sotme ta shfrytëzojnë për rritjen e kësaj mundësie për bashkëpunim. Sot patëm edhe takim dypalësh, në të cilin e hapa temën se si prodhimet maqedonase të arrijnë më shpejtë dhe më drejtpërdrejt në tregun rus. Ne kemi bujqësi e cila mund të prodhojë prodhime cilësore në pjesën e frutave dhe perimeve, por edhe në pjesën e kapaciteteve përpunuese. Në këtë kuptim i ftuam zinxhirët  e marketeve dhe tregtarëve me prodhimtari bujqësore të hapin një qendër shpërndarëse shitjeje në mbledhjen e prodhimeve bujqësore dhe do ti sigurojmë të gjitha kushtet nga ana jonë, përderisa ata shfaqin interes për ta bërë këtë. Ata e morën këtë si një kërkesë tonën dhe shpresoj se kjo iniciative do të jep rezultate”, deklaroi Angjushev.

Kryetari i pjesës maqedonase të Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Trajan Dimkovski, theksoi se pret që sot dhe nesër në Ohër të hapen drejtime të reja për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, pas pesë viteve ngecjes të punës së komisionit.

 

 

“Në periudhën janar-shtator të vitit 2019 u realizua eksport i prodhimeve ushqyese bujqësore në Federatën e Rusisë në vlerë prej 21,8 milionë dollarë në raport prej 15,1 milionë dollarë në periudhën e njejtë të vitit 2018 që paraqet rritje për 44 %. Pjesa më e madhe e eksportit i takon mollës ose 27,2 %, pjeshkës, domateve të freskëta, qershisë, dhe duhanit. Në pjesën e bujqësisë, këta tregues pozitiv janë rezultat i komunikimit të vazhdueshëm të institucioneve kompetente maqedonase me shërbimet kompetente të Federatës Ruse. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari pati bashkëpunim intensiv me Rosselhoznadzor – Shërbimit për Veterinari dhe Mbikëqyrje Fitosanitare të Federatës Ruse. Pres që bashkëpunimi i tyre të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me zgjerimin e aranzhimit të prodhimeve të cilat eksportohen në Federatën Ruse si dhe rritjen  e numrit të objekteve nga RMV-ja të cilat i plotësojnë garancitë e domosdoshme për eksport”.