Takim i Kryeministrit Zaev me shefin e Misionit të OSBE-së, në vend, Koja: Republika e Maqedonisë së Veriut kontribuon në sigurinë në vend dhe rajon, mbështetje për avancimin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, paradite u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Në takim  u diskutua situata aktuale politike në vendin tonë në prag të zgjedhjeve.

U përshëndetën politikat e Një shoqërie për të gjithë në shtet, si koncept integrues me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut siguron mundësi të barabarta për të gjithë dhe kontribuon në stabilitetin vendor, e me atë edhe në stabilitetin në rajon. Është shprehur edhe mbështetje për përparimin e shtetit në reforma, në marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për përcaktimin euroatlantik të shtetit tonë.

“Punojmë në procesin reformues, në kohezionin ndëretnik dhe në marrëdhënie miqësore të sinqerta me fqinjët dhe në rajon. Jemi të fokusuar si pro-evropianë sepse ai është qëllimi strategjik për vendin, së bashku me anëtarësimin në NATO. Përcaktimi i këtillë tashmë i jep rezultatet e para zhvillimore ekonomike me ndikim të drejtpërdrejtë ndaj përmirësimit të jetës së qytetarëve jemi të vetëdijshëm se ka akoma shumë për t’u bërë, por mu për atë shkak konsiderojmë se integrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nuk kanë alternativë. Ne jemi Qeveri me përgjegjësi dhe punojmë në drejtim të përforcimit të stabilitetit në shtet dhe në rajon”, tha Kryeministri Zaev.

Në takim është potencuar rëndësia e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.