Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë këtyre dy vite e gjysmë është fuqishëm e përkushtuar në stabilizimin dhe përforcimin e ekonomisë vendase. Ekonomia e fuqishme sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët mes rritjes së pagave dhe pensioneve, stabilizimin e Fondit Shëndetësor dhe Pensional, tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e investimeve vendase, hapjen e fabrikave të reja, duke rritur numrin e vendeve të reja të punës.
Ekipi i zëvendëskryeministrit Angjushev, bashkë me ministrat e resorëve ekonomik, bënë analizë serioze, të bazuar në të dhëna dhe statistika zyrtare.
Analiza krahason tre grupe nga 8 tremujorshit, përkatësisht periudhat nga korriku i vitit 2013 deri në qershor të vitit 2015, korrik të vitit 2015 deri në qershor të vitit 2017 dhe prej në korrik të vitit 2017 deri në qershor të vitit 2019. Faktet dhe shifrat janë të pakundërshtueshme, ekonomia është më e fortë se kurrë.
Konkluzat kyçe të analizës janë:
Numri i vendeve të reja të punës tani është shumë më i lartë krahasuar me periudhën 2013-2017
Në periudhën nga korriku i vitit 2013 – deri në qershor të vitit 2015, në Maqedoninë e Veriut janë punësuar 21.111 persona.
Në periudhën nga qershori i vitit 2015 – deri në qershor të vitit 2017, në Maqedoninë e Veriut janë punësuar gjithsej 40.314 persona.
Në periudhën nga qershori i vitit 2017 – deri në periudhën qershor 2019, në Maqedoninë e Veriut janë punësuar gjithsej 54.391 persona.
Diferenca mes periudhës së parë dhe periudhës së tretë është +158 % rritje e numrit të të punësuarve.
Ulja e papunësisë është një nga çështjet e para në të cilat Qeveria u përkushtua në mënyrë serioze. Mes masave të drejtpërdrejta të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për Punësim, si dhe me masat për mbështetje të kompanive dhe tërheqjen e investimeve të huaja, Qeveria arriti për dy vite të hap më shumë se 54.000 vende të reja pune. Me ndihmën e këtyre politikave, Maqedonia e Veriut historikisht arriti nivelin më të ulët të papunësisë nga 17,4 %.
Si Qeveri, konsiderojmë që është më me rëndësi që të rinjve në Maqedoninë e Veriut tu sigurojmë punë të paguar dhe cilësore, që do ti mbaj ata në vend.
Kjo ishte arsyeja se pse u hapën shumë mundësi të reja për ta mes Agjencisë për të Rinj dhe Sport dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT).
Paga mesatare u rrit për 2.297 denarë në këto dy vite, krahasuar me rritjen prej vetëm 821 denarëve në kohën e Qeverisë së kaluar.
Në periudhën nga qershor 2013 – qershor 2015, në Maqedoninë e Veriut paga mesatare neto është rritur për 821 denarë.
Në periudhën korrik 2015 - qershor 2017, paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është rritur për 842 denarë.
Në periudhën korrik 2017 - qershor 2019, paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është rritur për 2.297 denarë.
Spiralja për rritjen e pagave, filloi në gusht 2017 me rritjen e parë të pagës minimale në 12.000 denarë.
Tani, në nëntor të vitit 2019, pati një rritje shtesë të pagës minimale në 14.500 denarë. Gjithashtu Qeveria ka filluar masën për të subvencionuar kontributet e punëdhënësve që do të rrisin pagat e punonjësve të saj deri në 100 euro.
Arsimtarët do të kenë rritje të re të pagave në fillim të vitit 2020. Mjekët dhe infermierët tashmë kanë marrë rritje serioze të pagave. Një mjek specialist do të marrë deri në 100.000 denarë. Anëtarët e Ushtrisë marrin paga më të larta, si dhe bëjnë policia dhe zjarrfikësit.
Çmimi i energjisë elektrike është më i ulët dhe i stabilizuar, ndërsa gjatë Qeverisë së kaluar u rrit për 100%
Maqedonia e Veriut u shpall si “kampion rajonal” për reforma në energjetikë, nga Komuniteti Energjetik.
Përmes Ligjit të ri për Energjetikë dhe investimeve të fuqishme burime të ripërtrishme dhe gazifikim, Qeveria ka stabilizuar rritjen marramendëse të çmimeve të energjisë elektrike. Sot, qytetarët paguajnë një çmim më të ulët mesatar për kilovat/orë.
ESM profitet e saja vjetore, nëpërmjet punës së përgjegjshme, i drejton te qytetarët dhe ndau 40 milionë euro për subvencionim të invertorëve dhe 24 milion euro për filtra në Manastir.
Hapim më shumë fabrika të reja
Në periudhën qershor 2013 – qershor 2015, janë nënshkruar 7 marrëveshje për mbështetje për ndërtimin e fabrikave të reja, janë hapur 6 fabrika.
Në periudhën korrik 2015 - qershor 2017, janë nënshkruar 9 kontrata për mbështetjen e ndërtimit të fabrikave dhe janë hapur 7 fabrika.
Në periudhën korrik 2017 - qershor 2019, janë nënshkruar 22 kontrata për mbështetjen e ndërtimit të fabrikave dhe janë hapur 12 fabrika.
Për 2 vite, Qeveria ka nënshkruar 34 marrëveshje të reja për investime të huaja dhe vendase. Nga këto, 12 fabrika janë ndërtuar dhe 22 janë në proces të ndërtimit.
Rriten investimet e jashtme
Në periudhën korrik 2013 - qershor 2015, ka 457 milion euro investime të huaja të drejtpërdrejta.
Në periudhën korrik 2015 - qershor 2017, ka 555 milion euro investime të huaja të drejtpërdrejta.
Në periudhën korrik 2017 - qershor 2019, ka 741 milion euro investime të huaja të drejtpërdrejta.
Përveç rritjes së investimeve vendase, Qeveria gjithashtu është përkushtuar në rritjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Maqedoninë e Veriut.
Për dy vite, në Maqedoninë e Veriut janë investuar 741 milionë euro.
Ekzistojnë dy faktorë përgjegjës për këtë: (1) Tejkalimi i krizës politike dhe fillimi me punë i Qeverisë sonë të përgjegjshme dhe transparente dhe (2) Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve tona dypalëshe me fqinjët tanë dhe zhbllokimi i integrimeve euro-atlantike. Fokusi në ekonomi, së bashku me anëtarësimin në NATO, do të sjellë edhe më shumë investime të huaja.
Sot, Maqedonia e Veriut shihet si një vend i sigurt dhe i mbrojtur, një mozaik i mundësive, me Qeveri e cila është këtu për të ndihmuar që të hapet biznes dhe të investohet.
Rritja e prodhimit industrial
Në periudhën korrik 2013 - qershor 2015, ka rënie prej 5,86 % të prodhimi industrial.
Në periudhën qershor 2015 – qershor 2017, ka rritje prej 3,29 % të prodhimit industrial.
Në periudhën qershor 2017 – qershor 2019, ka rritje prej 8,87 % të prodhimit industrial.
Eksporti po rritet
Në periudhën qershor 2013 – qershor 2015, është realizuar eksport prej 7,4 miliardë euro.
Në periudhën qershor 2015 – qershor 2017, është realizuar eksport prej 8,9 miliardë euro.
Në periudhën qershor 2017 – qershor 2019, është realizuar eksport prej 11,6 miliardë euro.
Duke zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dypalëshe që ka pasur shteti, ne kemi treguar se jemi një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se rritja e eksportit kontribuon në rrjedhën e më shumë fondeve në Buxhetin e Shtetit. Kjo do të thotë më shumë fonde për të investuar përsëri në kapitalin njerëzor për vitin e ardhshëm.
Rezultatet e Qeverisë në këto dy vite janë të dukshme dhe të prekshme. Qeveria do të vazhdojë të investojë në një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, dhe me këtë në investim në kapitalin njerëzor - tek qytetarët!
Shteti dhe Qeveria ekzistojnë për qytetarët dhe është obligim i yni që të punojmë për qytetarët.