Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të aktiviteteve të Takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s në Londër, realizoi takime dhe bisedoi me Kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo, Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez dhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Liderët e këtyre vendeve aleate të Maqedonisë së Veriut shprehën mbështetje të plotë dhe mirënjohje për hapat historike që i bëri Maqedonia e Veriut, si dhe u shprehën se do të vazhdojë mbështetja e tyre për qytetarët e vendit tonë.