Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mori pjesë në Takimin e Liderëve të NATO-s në Londër, me rastin e 70 vjetori të Aleancës dhe në fjalimin e tij, si folës i 30-të, theksoi se ngjarja konfirmon përkushtimin e përbashkët të aleatëve për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në gjithë zonën euroatlantike, që u përcoll me duartrokitje nga liderët e aleancës.
Kryeministri Zaev në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson, në prani të liderëve të tjerë, shefave të shteteve dhe/ose të qeverive të vendeve anëtare të Aleancës, theksoi se qëllimi strategjik i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO po bëhet realitet.
Zaev shprehu kënaqësi dhe falënderim për dinamikën e shpejtë të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si dëshmi e fuqishme për atë se sa i mirëseardhur është shteti në familjen transatlantike.
Kryetari i Qeverisë, Zaev, potencoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të merr përgjegjësinë si anëtare e plotfuqishme, të jep kontributin tonë në përgjigjet për ndryshimin e sfidave multidimensionale të sigurisë të cilat qëndrojnë para NATO-s.
Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev theksoi se në Takimin e Liderëve të NATO-s në Londër, Maqedonia e Veriut po ndërmerr procese reformuese transformuese për projeksion stabil dhe të qëndrueshëm për financim në mbrojtje dhe për ndarjen e barabartë të obligimeve me rritjen e buxhetit për mbrojtjen e vendit për 0.2 % nga PBB në vit, me qëllim që të arrijmë 2 % nga PBB-ja deri në vitin 2024. Si pjesë e rëndësishme e kësaj ndarje janë rreth 23 % të përkushtuara në modernizimin e armatës.
Kryeministri Zaev përkujtoi se armata e Maqedonisë së Veriut, merr pjesë aktive në misionet e NATO-s që nga viti 2002 në Afganistan, dhe se do të vazhdojë të kontribuojë si partner i sigurt i NATO-s në luftën kundër terrorizmit.
Në fund të fjalimit, Kryeministri Zaev theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është faktor stabilizues në rajon si dhe nxitje për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të cilat shprehën përcaktim të bëhen anëtare të Aleancës, si dhe shprehu pritshmërinë se në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s, në mënyrë simbolike do të vendoset vendi ynë në mesin e aleatëve të cilët janë të bashkuar për liri, paqe dhe demokraci.