Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren e re kroate Shkëlqesia e saj Tiganj: Miqësia dhe mbështetja jonë është e gjatë, Maqedonia e Veriut arriti rezultate të shkëlqyera të reformave dhe vazhdon ndihma në procesin e aderimit në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot, priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Shkëlqesinë e saj Nives Tiganj, e cila para pak kohësh mori detyrën në vendin tonë.

Në këtë rast, ambasadorja Tiganj theksoi se është e njohur mbështetja që Kroacia ia jep Maqedonisë së Veriut në realizimin e qëllimeve strategjike, integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ynë ka bërë një hap të madh në realizimin e proceseve të reformave dhe në shfaqjen e gatishmërisë për ruajtjen e stabilitetit në vend dhe në rajon.

Në takim u konstatua se periudha e ardhshme, kur Kroacia do të kryesojë me Bashkimin Evropian, është moment i shkëlqyeshëm për rrumbullakimin e mbështetjes dhe sjellja e një vendimi pozitiv do të jetë motivim shtesë për vazhdimin e reformave, si segment i rëndësishëm për ruajtjen e rritjes së ekonomisë, investimeve kapitale dhe përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për marrëdhëniet e deritanishme bilaterale mes dy vendeve, që deri më tani zhvilloheshin pa çështje të hapura, duke i karakterizuar si një bazë të shkëlqyer për avancimin e shkëmbimit tregtar.