Zaev në vizitë zyrtare në Pragë: Miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë do ta përforcojmë me ekonomi, veçanërisht me intensifikimin e bashkëpunimit investues

Që nga marsi i këtij viti, deri në vizitën time sot, ka pasur 5 vizita si nga zyrtarë të lartë maqedonas dhe çekë në të dy vendet në Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Ceke. Kjo flet mjaftueshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera politike, për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona, me këto fjalë Kryetari  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut Zoran Zaev në fillim të konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e  Republikës Ceke, Andrei Babish, në kuadër të vizitës  zyrtare të delegacionit qeveritarë maqedonas në këtë vend.

Në një konference për shtyp , Kryeministri Zaev, Kryetari i Qeverisë, RMV-së, Zoran Zaev në shoqërim të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe sekretarin shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Zoran Popov  theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Cekia shënuan 25 vjetorin e e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me arritjen e ekonomisë progresive dhe bashkëpunimin e gjerë sektorial .

Çekia, bashkë me Austrinë dhe Italinë, siç ka theksuar Zaev, ka qenë vend lider dhe iniciator pas së cilës rreshtohen 15 shtete anëtare të BE-së dhe me letër deri te KE kanë drejtuar tirrje për përmirësim të efikasitetit në procesin e inkuadrimit, në momente kur Maqedonisë së Veriut i nevojitej ndihmë e këtillë.

Çekia dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim të shkëlqyer në kufirin tonë jugor të vendit tonë  në monitorimin dhe kontrollin e lëvizjes së emigrantëve dhe mbështetjes së madhe në përpalljen me krizën e refugjatëve dhe migrimet me ndihmën e dërguar financiare dhe materiale  që ja dërgoi Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Siç ka thënë Zaev, tani është koha dy vendet t’i përkushtohen bashkëpunimit ekonomik, veçmas në pjesën e forcimit të këmbimit tregtar dhe intensifikimit të investimeve.

"Komiteti i Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik ka përcaktuar fushat kryesore që mund të përmirësojnë tregtinë reciproke dhe bashkëpunimin ekonomik. Tani duhet që ne, udhëheqësit politikë të të dy vendeve, të nxisim bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në fushën e energjisë së rinovueshme, në industrinë e automobilave, në turizëm. Jam shumë i kënaqur që këto ditë ne jemi duke përfunduar kontratat me kompaninë ‘LOKOTRANS’ për investime në infrastrukturën hekurudhore me vlerë prej 20 milion euro. Kompania synon të investojë në një Qendër Rajonale të Logjistikës dhe distribuimit me qendër në Shkup, kryeqytetin e vendit tonë, dhe të kryejë operacione për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, "tha kryeministri Zaev.

Në fund të deklaratës për media ai theksoi se ekziston interes i madh për bursat për arsimin e lartë që i ka ndarë Qeveria e Republikës së Çekisë dhe se rritja e numrit të tyre do të forcojë miqësinë mes dy vendeve.

 

Kryeministri i Republikës Ceke , Andrei Babish, në fjalimin e tij për   mirëseardhje për delegacionin tonë, theksoi partneritetin e fortë që Maqedonia e Veriut e ka treguar në lidhje me BE-në në vitin  2015 gjatë krizës së migrantëve dhe theksoi se Republika Ceke  do të vazhdojë të mbështesë aspiratat evropiane për të cilat vendi ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar negociatat, veçanërisht me marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë.

Kryeministri Babish theksoi më tej se Republika Ceke  vazhdon të insistoj  që çështja të përfundojë në një rezultat pozitiv deri në mars të vitit të ardhshëm, dhe se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin ekonomik me Maqedoninë e Veriut, si partner dhe aleat i NATO-s.