Në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal, anëtarët e Nismës së Evropës Qendrore (CEI), një pjesë e të cilave janë vende anëtare të BE-së, janë shtytës të procesit për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Ky angazhimi i dukshëm në agjendën e BE-së pas Samitit të tetorit të Këshillit Evropian, është inkurajim i madh për ne dhe shpresoj se këto hapa do të japin rezultate, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fjalimin e tij në Samitin e CEI, që sot po mbahet në Romë.
“Është i madh numri i atyre që janë të bindur se vendi ynë duhej të kishte filluar negociatat me BE-në, si mirënjohje për përpjekjet dhe rezultatet e arritura në reforma, si dhe si konfirmim për zgjedhjen e duhur që kemi bërë me Marrëveshjen e Prespës. Ideja për metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së është e arsyeshme vetëm kur procesi të bëhet më efikas, më i besueshëm dhe nëse prodhon më tepër përfitime materiale për vendet kandidate për anëtarësim në BE. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një konsensus të shpejtë midis vendeve anëtare të BE-së për parimet dhe elementet e metodologjisë së re, e cila do t'i hapë rrugën miratimit të një vendimi për fillimin e negociatave të për Maqedoninë Veriore. Prioriteti ynë mbetet të fillojmë negociatat e pranimit sa më shpejtë të jetë e mundur. Marrja e një vendimi deri në Mars do të krijojë një dinamikë shumë të favorshme në vendin tonë”, theksoi Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij në CEI.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev, theksoi se Ballkanit Perëndimor i nevojitet perspektivë e qartë dhe e dukshme për aderim në BE, për të konsoliduar përparimin, të sigurohet siguri dhe të arrihet zhvillim i mëtejshëm.
CEI këtë vit shënon 30 vjetorin e formimit dhe vërtetoi nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal i cili u begatua me formate të shumta dhe nisma siç janë Procesi për bashkëpunim të vendeve nga Evropa Juglindore, nëpërmjet Këshillit për bashkëpunim rajonal, Procesit të Berlinit, Nismës Nisma Adriatik-Jon, dhe shumë të tjera.
“Këtë vit, kur CEI feston 30 vjetorin, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s, arritje e cila u mundësua për shkak të përkushtimin real për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, investimeve në ndërtimin e partneriteteve të vërteta dhe besimit. Shpresojmë, se shumë shpejtë, BE do të vendos të fillojë negociata për aderim, në bazë të rezultateve të treguara që bëri vendi ynë”, tha Kryeministri Zaev, në fjalimin e tij në Samitin e CEI në Romë dhe shtoi se është i bindur që në periudhën vijuese CEI do të vazhdojë të krijojë forma të reja të bashkëpunimit të thellë mes vendeve anëtare në fusha të ndryshme.