Kryeministri Zaev arrin në Tiranë në Takimin për promovimin e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sonte arriti në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në Takimin për avancim të bashkëpunimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Në këtë seancë të tretë të serisë së takimeve, pas Novi Sadit dhe Ohrit, përveç mikpritësit, Kryeministrit shqiptar Edi Rama, Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vucic.

 

 

Në aeroportin në Tiranë Kryeministrin Zaev e priti ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë shqiptare, Bledi Çuçi,  ndërsa takimin e parë joformal, udhëheqësit e mbajtën vonë pasdite.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me liderët e tjerë, sonte do ta ndjekin koncertin “Asnjëherë nuk do të jesh vetëm”, si ngjarje donatore për rikonstruimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti, që e goditi qytetin e Durrësit dhe vendbanime të tjera në Shqipëri.

Aktivitetet qendrore fillojnë nesër me sesionin punues të liderëve nga Ballkani Perëndimor në takimin në Tiranë, pas çka do të pasojë edhe sesioni plenar në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve politike dhe financiare të BE-së, nga Banka botërore, nga Këshilli për bashkëpunim rajonal (RCC), si dhe përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit.

Për konkludimet e këtij sesioni të nismës për avancim të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, liderët do të informojnë në konferencë prë shtyç e cila do të mbahet si përfundim i takimit.

Si pjesë e programit, pjesëmarrësit e takimit në Tiranë do ta vizitojnë Durrësin si shprehje të mbështetjes për qytetarët të cilët u goditën nga pasojat tragjike të tërmetit.

Kryeministri Zaev, vizitën në Tiranë do ta shfrytëzojë për ta përshëndetur punën e Konferencës “75 vite arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri” ku është ftuar së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.