Nga pjesa e punës së takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Gjithëpërfshirja dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë sjellin më shumë përfitime për interesin e menjëhershëm të qytetarëve në rajonin

Takimi i tretë për avancimin e bashkëpunimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor që sot mbahet në Tiranë, filloi me pjesën e punës në të cilën Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Millo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq i shqyrtuan rezultatet e zbatimit të katër lirive në rajon, të përcaktuara në dy takimet paraprake në Ohër dhe Novi Sad

Fryma e përfshirjes dhe e marrëdhënieve të mira fqinje që e stimuluan takimet për zhvillimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor solli më shumë përfitime me interes për qytetarët në rajon.

Tragjedia e shkaktuar nga tërmeti i Durrësit bëri që mbështetja e ndërsjellë për katastrofat natyrore dhe emergjencat të përfshihej si një shtyllë tjetër në avancimin e bashkëpunimit në rajon, dhe në këtë drejtim në  muajin  shkurt në Beograd, institucionet kompetente të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor  do të nënshkruajnë  dokument Protokollin nga  Durrësi për bashkëpunimin e drejtorive të mbrojtjes dhe shpëtimit.

Me nxitje të  nismës së bashkëpunimit në rajon, negociatat midis Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë Veriore kanë përfunduar dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi i vendkalimit të ri kufitar Llojan-Miratovc, deri në mbledhjen tjetër të kësaj nisme në Beograd, drejtorit Doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë   do të nënshkruajnë marrëveshjen One Stop Shop për vendkalimin kufitar  Qaf Thanë, siç kemi me Serbinë në vendkalimin kufitar Tabanovc.

Qëllimi kryesor i këtyre One Stop Shop, gjegjësisht  kontrollet kufitare me një ndalesë të bëhen së shpejti - Non Stop Shop, d.m.th. kalime pa ndalesë, dhe si kontribut për realizimin e realizimit të kësaj procedure do të jetë edhe vendosja e sistemit pa letra që do të thjeshtojë procedurat doganore.

Në këtë drejtim për  tu theksuar janë edhe vendimet e sjella para ca kohësh në kuadër të CEFTA-s gjatë kryesimit të Shqipërisë veçanërisht vendimi për njohjen automatike të operatorëve të autorizuar ekonomik, dhe unifikimi i procedurave të lejes së punës për të gjithë qytetarët në të gjitha vendet e rajonit.

Drejtuesit e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim riafirmuan qëndrimin që kjo iniciativë synon të përshpejtojë bashkëpunimin për të lehtësuar dhe shpejtuar procesin e integrimit evropian të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe se është i hapur për të gjitha 6 vendet e rajonit.

Në takimin e Tiranës, drejtuesit e Ballkanit Perëndimor mirëpritën inkurajimin e Komisionit Evropian, institucioneve politike dhe financiare të BE-së, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, dhe Bankës Botërore, dhe mbështetësve të tjerë të perspektivës evropiane të rajonit për mbështetje në zbatimin e nismave. që rezultoi nga ky proces.