Deri para ca kohësh , takoheshim shumë rallë dhe uleshim në tryezë të përbashkët, ndërsa kjo që katër muajt e fundit po ndodh është fotografia e re e rajonit. Implementimi i Deklaratës për zbatimin e katër lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor e miratuar në Ohër muajin e kaluar, veçmë jep rezultate për qytetarët dhe ekonominë, theksoi Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në konferencën për shtyp si përfundim i takimit të tretë të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
. “Në mëngjes vizituam Durrësin dhe unë jam ende i emocionuar nga gjurmët e katastrofës shkatërruese që i ka ndodhur këtij qyteti. Si fqinj më të afërt do të vazhdojmë të ndihmojmë sa më shumë të jetë e mundur dhe sa të jetë e nevojshme. Apeloj deri te të gjithë qytetarët, tek liderët e komunitetit të biznesit në Maqedoninë e Veriut, të vazhdojnë me solidaritetin dhe të japin ndihmën e nevojshme për qytetarët e Durrësit dhe vendeve tjera. Tragjedia e Durrësit na nxiti të kyçim mbështetjen e përbashkët gjatë fatkeqësive natyre dhe gjendjeve të jashtëzakonshme si një shtyllë tjetër në avancimin e bashkëpunimeve në rajon”, tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp dhje shtoi se në shkurt në Beograd, institucionet kompetente të çdo vendi nga Ballkani Perëndimor do të nënshkruajnë dokumentin Protokolli nga Durrësi për bashkëpunim të drejtorive për mbrojtje dhe shpëtim.
Kryeministri Zaev i përmendi hapat konkrete të realizuara nga kjo nismë, siç është funksionimi 24 orë i kontrolleve kufitare,fitosanitare dhe veterinare, për negociatat e përfunduara mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar Llojan-Miratovc si dhe Marrëveshja mes drejtorive doganore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për One Stop Shop për vendkalimin kufitar Qafë Thanë, siç kemi me Serbinë në vendkalimin kufitar në Tabanovc.
“Qëllimi kryesor i këtyre One Stop Shop, gjegjësisht kontrollet kufitare me një ndalesë të bëhen së shpejti - Non Stop Shop, d.m.th. kalime pa ndalesë, dhe si kontribut për realizimin e realizimit të kësaj procedure do të jetë edhe vendosja e sistemit pa letra që do të thjeshtojë procedurat doganore. Në këtë drejtim për tu theksuar janë edhe vendimet e sjella para ca kohësh në kuadër të CEFTA-s gjatë kryesimit të Shqipërisë veçanërisht vendimi për njohjen automatike të operatorëve të autorizuar ekonomik,” theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi që në qendrën e këtyre nismave janë qytetarët nga i gjithë rajoni dhe në interes të tyre është edhe memorandumi për lëvizje të lirë të qytetarëve me letërnjoftim dhe unifikimi i procedurave për lejet e punës për të gjithë qytetarët në të gjitha shtetet në rajon.
“U pajtuam të fillojmë procesin me të cilin qytetarët nga vendet tjera jashtë nga Evropa të cilët do të hyjnë në ndonjë vend nga Ballkani Perëndimor, nuk do të kenë nevojë për kontroll doganore nëse kalohet në vend tjetër në rajon,”tha Kryeministri Zaev,
Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp potencoi se liderët në takim në Tiranë janë pajtuar të kërkojnë nga BERZH që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të kyçura si pjesëmarrës në konferencën e tyre që do të mbahet në shkurt kushtuar energjetikës.
Bashkëpunimi rajonal është pjesë përbërëse e përpjekjeve tona për hyrje në BE, tha Kryeministri Zaev, për sigurimin e ekonomive të fuqishme për të siguruar rajon më të integruar dhe më të lidhur.