Kryeministri Zaev: Marrëveshja për mbështetjen e investimit të ri të huaj të “Skejll Fokus” e bën Maqedoninë e Veriut vend të rëndësishëm në industrinë e softuerëve

Kompania më e madhe e softuerëve nga Republika e Bullgarisë, “Skejll Fokus”, në 5 vitet e ardhshme është e gatshme të investojë rreth 45 milionë euro, edhe atë më shumë se 34 milionë euro në paga për më tepër se 300 vende pune, më tepër se 6 milionë euro në shpenzime për Buxhetin e Maqedonisë së Veriut, më tepër se 3 milionë euro për marrjen me qira të zyrave dhe më tepër se 2 milionë euro për trajnimin dhe zhvillimin punonjësve, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes shtetërore për mbështetjen e këtij investimi në vendin tonë.

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Zaev theksoi se kompania ka për qëllim që në mënyrë aktive të bashkëpunojë me organizatat lokale, universitetet dhe kompanitë, për kontribut në zhvillimin e teknologjisë digjitale dhe informatike.

“Zgjidhjet softuerike të “Skejll Fokus-it” do të integrohen në produktet udhëheqëse ekzistuese të kompanive të njohura siç janë “Aj-Bi-Em”, “Orakll”, “Majkrosof”, “Apian” dhe kompani tjera globale. Qendra teknike e kësaj kompanie në Shkup do të jetë vazhdim i zgjerimit të mundësive së kompanisë, që do të jetë organizuar dhe menaxhuar sipas praktikës më të mirë softuerike në botë. Investimi i “Skejll Fokus” e bën Maqedoninë e Veriut vend të rëndësishëm në hartën e industrisë softuerike dhe teknologjisë së informatikës”, theksoi Kryeministri Zaev.  

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se “Skejll Fokus” është kompani e cila ka 5 zyra në botë, në Bullgari, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, në Zvicër, Gjermani dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Kompania softuerike “Skejll Fokus” punëson mbi 1000 të punësuar, punon për 300 klientë dhe për momentin në 500 projekte. Është një kompani që rritet shpejtë dhe këtë e konfirmon edhe raporti i Fajnenshëll Tajms në vitin 2019, i cili e vendos kompaninë në mesin e 1000 kompanive me rritje më të shpejtë në Evropë dhe vlerësojmë se është mirë që  kjo kompani do të hap zyrë në shtetin tonë”, theksoi Angjushev.

Pllamen Cekov, drejtori ekzekutiv i “Skejll Fokus” pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se arsyeja për të investuar në Maqedoninë e Veriut është potenciali i madh dhe të rinjtë e talentuar në sferën e teknologjive informatike.

“Tani kanë mundësi të kyçen në IT industrinë në plan global dhe përmes pagave të larta ta ndërtojnë shtyllën e klasës së mesme. Në të njëjtën kohë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të punojnë për projekte dhe paga evropiane. Me këtë konsiderojmë se do të ndihmojmë që Maqedonia e Veriut të lëviz më shpejtë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha pronari dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Cekov.